Aktualitet – 11/04/20
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.
Ministria njofton se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 53 të shtruar, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.
Po ashtu, njoftohet se aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 7 pacientë të shtruar, 5 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.
“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.”, u shpreh Rakacolli në informimin e përditshëm.
Sakaq, 17 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 433 të infektuar. /Opinion.al
Kryesore
Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ku zgjerohet harta
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 433 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.
Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë, njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, ndërsa deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 209 raste
– Durrës 39 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 52 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
– Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste