Pse Kosovës i duhet një parti e re politike?

0
1067
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

• Na duhet një parti e re politike, sepse partite kryesore të cilat e paten dhe e kan pushtetin nuk i realizuan as për afër kërkesat e qytetarëve.
• Që 17 vite në krye të shtetit më shumë patem pushtete tw inkriminuara nw krim dhe korrupcion.
• Gjatë kësaj kohe edhe Opozita nuk bëri shumë karshi Pozitës e cila pa drojë e udhëheqi ashtu si deshti pushtetin.
• Mu për ate edhe po fundosemi gjithnjë e më shumë në planin politik e veqmas në planin e ecurive ekonomike.
• Do të duhej të bëjmë edhe të pa munduren që këtë pushtet të delegjitimuar më zgjedhjet e radhës ta heqim një herë e përgjithmonë qafe.
• Të bashkohen të gjitha forcat intelektuale më logjikë shumë para logjikës së këtyre partive më filozofi të vjetruar politike
• Do të krijoheshin kushtet të cilat do të bënin që të mundet mafija politike, e cila po e gërryen shtetin nga mbrenda.
• Të bëhët rezistencë qytetare që e keqja të mbetët mbrapa si një ëndërr e keqe që ishte.
• Një forcë e re politike pa asnjë paragjykim do të freskonte skënën e zymtë shumë vjeqare politike.
• Na duhet një forcë e re politike cila do të punonte mirë si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm.
• Një koncept i ri politik do ti bënte mirë këtij vendi, i cili po përjetonë orët e liga të tij.
• Filozofia dhe koncepti politikë i LDK-së rugoviane ishte një concept i mirë, por që këtë kurs politik të presidentit Rugova, e ndryshuan për të keq kjo garniturë udhëheqese në krye më Isa Mustafën. Filozofia rugoviane ishte për paqë, ishte për prosperitet të Kosovës.
• Është momenti i fundit që këtij populli të përvuajtur ti sigurohet një jetë pa brenga si fundament i secilit shtet demokratik.
• Kosova të bëhët shtet i sigurt, shtet i cili shumë më shpejtë do të bëhëj pjesë e botës së cilvilizuar.
• Qytetarit i nevoitet një Kosovë demokratike ku nuk cenohen liritë e shprehjës, ku nuk cenohet integriteti i personal i secilit prej nesh.
• Qytetarët e dëshirojnë një Kosovë pa antagonizma shoqërore. Një Kosovë ku të gjithë do të ndiheshin të sugurt.Një Kosovë pa ekstremizma fetarë, të cilat ekstremizma po e rrezikojnë seriozisht edhe paqën botërore…
• Qytetarët kërkojnë një Kosovë ku do të ndëgjohet zëri i secilit, e këtë do ta kishte siguruar një parti e re politike pro Perëndimore dhe pro amerikane…
• Kosova ka nevojë për një parti e cila do të luftonte deri në fund krimin e organizuar dhe korrupcionin, të cilat dukuri negative e kan ërrësuar të ardhmën e brezave që po vijnë…
• Një parti e cila do ti shpallte luftë të pa kompremis të gjithë uzurpatorëve të pronës shoqërore…
• Do tua konfiskonte pasurinë e pa ligjshme të gjithë profitereve.
• Është më së e nevojshme që të bëhët një rezitencë e fuqishme majorizimeve dhe frakcioneve politike, të cilat po ngriten mbi interesat e përgjithshme. Mos të lejohet që të shuhet demokracia si postulati imediat i sistemit shumë partiakë pluralist.
• Kosovës i duhet një alternativë politike afatgjate në pushtet më njerëz të ri intelektualë të mirëfilltë.
• Një elitë e re me vizione të qarta politike sigurisht do të bënte kthesa për të mirë,
• Një oraganizim i ri politik do të na zgjonte nga amullia në të cilën qëllimisht kjo kastë poltike e ka kurdisur…
• Kosovës nuk i bën mirë heshtja, i bën mirë një zgjim tjetër kombëtar. Mos të heshtim dhe mos ta lëm më Kosovën në duart e një elite të tillë politike…