Ëndrra

0
888
Ë - ilustrim nga Dea Halimi

Ilustrimi nga Dea Halimi

Dea Halimi

Nga libri “Yjtë farfuritës” tregimi për shkronjën Ë

Dea Halimi
Dea Halimi

Më e dashura shoqe imja nga Buzëlumi, Lea, shfaqi dëshirë të kalonte një natë apo dy te unë. Luajtëm tërë kohën te lumi me kukulla, pastaj dëgjuam disa përralla nga gjyshja ime dhe folëm vjersha të bukura.
Dita treti kaq shpejt dhe ra nata.
Gjyshja na shpuri në kat të flinim.
Lea mbylli sytë duke e shikuar hënën në dritare dhe menjëherë iku në mbretërinë e gjumit. Bënte gjumë e trazuar. Fytyra i mërdhezej dhe fare e trembur herë-herë, me duart të zgjatura nga dritaret, thoshte diçka të paqartë.
– Lea, çfarë ke kështu. Zgjohu, zgjohu, ç`ke, pse trembësh, – e thërrisja unë.
– Hë, ç`është puna, – kërceu ajo e frikësuar dhe ende e përgjumur.
– Puna është se ti po shikoje ëndrra dhe po flisje e shqetësuar me zë të lartë, – thash unë.
– Nuk është ashtu, – tha.
– Është!
– Ëmbël fli gjithnjë.
– Ndoshta do të kesh qenë në ndonjë ëndërr…
– Ah, po. Kjo ishte vetëm një ëndërr, – tha Lea dhe futi kokën nën jastëk, – e shoh shpesh herë të njëjtën ëndërr.
– Ëndërr? Ç`ka në atë ëndërr?
– Ëndërr, – tha.
– Ka diçka në të që të shqetëson?
– Në ëndërr vjen një lejlek e lëshohet pa droje në oborrin e shtëpisë time. Ai hapë strajcën e tij magjike dhe më sjell dhuratën më të çmuar, një vëlla të vogël, por prapë ikë e unë shqetësohem, – tha Lea.
– Ti ende beson se lejleku të sjell vëlla ose motër.
– Po, – tha Lea, – unë besoj në këtë ëndërr…
E shikoja gjithë habi.
Në atë çast, në dhomë papritur hyri gjyshja ime. Ajo iu afrua Leas e ia përkëdheli flokët.
– Zemër, – i foli me ngrohtësi, – me mëngjes duhet të shkosh në shtëpi.
– Pse, – tha Lea,- këtu e kam shumë mirë me Dean.
– Po, por në oborrin e shtëpisë tënde ka ardhur lejleku dhe ta ka sjellë një vëlla.
– Gjyshe… çfarë po flet, – e shikoja gojë- hapur, ndërsa Lea kërcente pandërprerë, e ngashëruar.