LAPSUSI I QËLLIMSHËM, APO JO, I PRESIDENTIT THAÇI?!

0
406
Hashim Thaçi

Nga Binak MAXHARRAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka përkujtuar diten e aprovimit të Kushtetutës së Kosovës si një arrijtje e madhe shteterore pas shpalljësë së pavarësisë.

Por ai në këtë përkujtim për Kushtetutën e vendit, me qellim apo pa qellim e bëri një gabim llapsus fatal duke e përdhunu, duke e nençmu Kushtetutën e Kosovës, apo ndoshta ky është veç një llapsus i tijë siç bënë ai shumë here. Ai thotë, citati:

Kushtetuta jonë është dokumenti i mbrojtjës së integritetit të qytarëve

Por kjo nuk është më e rëndësishmja, që shkruhet në Kushtetutë, që e harroi Presidenti ta thotë. Kushteta thotë diçka  më te rëndesishme së sa kjo qe e thotë presidenti.

Kushtetuta e thotë saktë, atë që qëllimshëm nuk e tha Thaçi. Kushtetuta precizon se:
Kushtetuta e Kosovës është garant i mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të Kosovës si dhe kufijtë e saj janë të e pacënueshme”.

Pse presidenti e bëri këtë lapsus, pa vetëdije, qëllimshëm duke e anashkaluar, përjashtuar, duke e mohuar ashiqare së Kushtetuta është ”garant i mbrojtjës së sovranitetit, integritetit dhe mbrojtjën e kufijve te saj”?!.

A do të thotë kjo së presidenti i Kosovës de faco dhe de jure nuk e pranon integritetin, sovranitetin dhe kufijtë e Kosovës, të pranuar ndërkombtarishtë nga me shumë se 120 shtete.

A do të thotë kjo se Kosova duhet te bëjë kompromise të dhimbshme me Serbinë?!
A do të thotë kjo se ekzistojnë biseda te fshefta me çetnikun Vuçiq lidhur më këtë?!

A do te thotë kjo se a janë realiste shkrimet e gazetave me renome te botes, se ekzistojnë plane te fshefta për ndarjën e Kosovës? Këtë na e kanë bërë te dijtur shumë personalitete të jetës publike të Amerikës, te Evropës dhe më gjerë?!