Bota, Studimi – 09/04/20
Një studim i bërë së fundmi ka arritur në konkluzionin se shumica e rasteve të Covid 19 në Nju Jork vinin nga udhëtarët në Evropë, raporton New York Times.
“Shumica është qartësisht evropiane“, tha Harm van Bakel nga Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, bashkëautori i gazetës, për Times.
Studimi është në pritje të një rishikimi nga kolegët. Një ekip i veçantë në Shkollën e Mjekësisë në Grosman të NYU erdhi në një përfundim të ngjashëm, megjithë studimin e një grupi të ndryshëm rastesh.
Më 1 shkurt, Presidenti Trump ndaloi shtetasit e huaj të hyjnë në vend nëse ata më parë kishin qenë në Kinë dhe vetëm në mars ai pezulloi fluturimet me shumicën e vendeve evropiane.
Në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi më 8 prill kanë vdekur 1,973 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 14,600. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara janë vendi i dyti me më se shumti vdekje, pas Italisë.
E treta në listë është Spanja. Nju Jork është epiqendra e krizës së koronavirusit në SHBA ku të mërkurën konfirmoi një tjetër rekord të vdekjeve nga COVID-19.
Mjekët dhe infermierët janë të shqetësuar me shpejtësinë me të cilën pacientëve po u përkeqësohej gjendja shëndetësore dukë humbur më pas jetën.
Vetëm në Nju Jork janë regjistruar 6,268 viktima nga koronavirusi. Në total, numri i personave të infektuar me virus në botë ka tejkaluar 1.5 milion. /Opinion.al