NJË INOVATOR NGA GRUPI “THINK BANK ALBANIA”, TREGON PËR “OPINION” SE KUR JE I AFTË DHE I OFRON ZGJIDHJE E PËRFITIM NJË KOMPANIE, AJO TË MERR NË PUNË, TË MBAN – NË SHQIPËRI NUK NDODH KJO SOT! NDËRSA KUR FOLI PËR SHKOLLËN, AI THA “SHKOLLË E MIRË” PËR SHKOLLËN PARA VITIT 1990, SE PAS VITIT 1990 NUK KEMI SHKOLLA TË MIRA MË!
JA QË PO DEL EDHE NJË, NGA GRUPI I SHKENCËTARËVE DHE INOVATORËVE SHQIPTARË NË BOTË, QË TREGON PIKËRISHT ATË QË E THEKSOJ UNË NË VAZHDIMËSI, SE SHTETI I ENVERIT ISHTE MË I ORGANIZUAR DHE FUNKSIONONTE MË MIRË, SE SHTETI I SOTËM NË KËTO 30 VJET! BËHET FJALË PËR SHQIPËRINË, DJE E SOT, JO SHQIPËRIA NË KRAHASIM ME BOTËN…
Arben Çokaj
Dakord jam, komunizmi e meritonte të rrëzohej dhe e meriton edhe të shahet për dy arsye themelore:
1. Ishte një sistem despotik, i prirur drejt dështimit, dhe
2. Bëri aq shumë krime të pajustifikueshme, që duhet të dënohen.
dhe arsye të tjera, padyshim.
POR… BËHET PYETJA, A MË MIRË:
1. Enveri dhe sistemi komunist, apo
2. Saliu, islami dhe anarkia 30 vjeçare ?!
Enveri bëri krime, u vranë mbi 6000 shqiptarë politikisht, u torturuan dhe u burgosën mijëra të tjerë…
Por edhe sistemi i demokracisë tranzitore tash 30 vjet, është shoqëruar me krime të papara më parë, me poshtërsi e prostitucion, me vjedhje e tjetërsim pronash, që shqiptarët nuk i kishin provuar kurrë, por edhe me vrasje e vdekje domestike, padyshim në 30 vjet, disa herë më shumë se gjatë regjimit komunist 45 vjeçar… Shqiptari më 1990 ishte i varfër, por më i rregullt dhe më me dinjitet se sot… Si ka mundësi kjo?!
Këta që shajnë komunizmin, edhe pse ka 30 vjet që komunizmi ka rënë në Shqipëri, a mendojnë ndopak se duhet të bëjnë edhe shtet shqiptar? Apo ia mbathin dhe ikin në Perëndim, e atje merren me neurozat e komunizmit, duke mos patur asnjë domethënie në përmirësimin e shtetit të sotëm shqiptar. Të shash komunizmin, tregon distancim nga një regjim despotik, por kjo nuk mjafton për ta bërë shtetin shqiptar…
Për më tepër, të shash komunizmin e ta zëvendësosh atë me islamin, jo që nuk është zgjidhje e mirë, por është si me ia futë vetes sa krahu, nën ison “po shajmë komunizmin”…
Se komunizmi megjithatë bëri shtet, ja psh. Kina komuniste sot konkurron edhe SHBA-të, dhe kur vjen puna për eficiencë te coronavirus, Kina komuniste u tregua më e sukseshme se SHBA në luftën ndaj tij. Rusia komuniste ishte superfuqi, gjithashtu, sa ishte, se sot i ka rënë forca… Pra, komunizmi si një ideologji agresive, ishte megjithatë më shtet-ndërtues se islami. Pasi nuk ka shtet me shumicë muslimane demokratik e të zhvilluar. Vetëm në e bëfshim ne shqiptarët këtë, gjë që nuk po duket kund në horizont. Me një fjalë, ne ose na ka lënë mendja, ose s’kuptojmë edhe aq nga politikat shtet-formuese…
E nëse shqiptarët që shajnë komunizmin, nuk kanë bythë sot të kritikojnë islamin, se këhtu bënë edhe me konunizmin, kur ai ishte në pushtet nuk guxonin me e sha, por e shajnë sot, ose nuk e kuptojnë se me islam ne si popull jemi të dështuar, kjo është punë tjetër pastaj. Prandaj mos e ktheni sharjen e komunizmit në model, sepse kjo nuk po na ndihmon të bëjmë shtet. Nëse do të na ndihmonte, ok. Por jo, nuk mjafton.
Duhet të shohim racionalisht mundësitë për të bërë shtet shqiptar funksional sot, se historia na tregon se ne nuk kemi patur asnjë herë në këto 600 vjet shtet shqiptar, që ka funksionuar mirë, komunizmi i bëri dëmet e tij, por ishte edhe shteti shqiptar që e organizoi popullin dhe funksionoi më mirë nga shtetet shqiptare para e pas tij. E bëri Shqipërinë për herë të parë 3,3 milion banorë – nuk do të jemi gjallë për ta parë më këtë fenomen, duket se po kemi tendencë të kthehemi në kohën e Zogut, kur Shqipëria kishte vetëm 800 mijë banorë… Dhe për më tepër, nuk po na pengon edhe aq komunizmi i dikurshëm sot, sa anarkia dhe islami. Se anarkinë e ushqen mentaliteti turqeliko – islamik, që ushqehet vazhdimisht nga islami!
Te libri i tij Leviathan, Thomas Hobbes thotë se: “Është më e mirë tirania, se sa anarkia…“, në një shtet! Me këtë ai thotë se edhe komunizmi i kishte vlerat e veta… dhe ishte më i mirë, megjithatë, se anarkia…