KATËR GRUSHTSHTETËT E PRESIDENTIT

0
273
Hashim Thaçi, Zëri

Binak Maxharraj

Së është i zoti është, jepja dorën thotë populli. Ai në këto 20 vitet bëri çfarë deshti me Kosovën. E mbështoll dhe e çmbeshtoll si deshti, e rrotulloi andej e kënd ashtu siç deshti, pa ia prishë askush tymin e duhanit.

Thuhet se është aq i fuqishëm saqë ka rrezuar Presidentë dhe kryeministra, pra çdo kend qe i ka dalë përpara, të cilët shumica po i quajn si grushtshtete.

  1. Po thuhet së grushtshtetin e parë duke abuzuar me Kushtetutën, grusht shtetin e parë e ka realizuar duke rrëzuar ish Presidentin Fatmir Sejdiun, e për të vazhduar më tutje me:

2. Qeverinë e Isa Mustafës të cilin brenda nates pa e njohutar fare e përplasi në sokak. Sa i pa mirënjohës Presidenti sikur pat harruar së pa ndihmën “vellazerore” të Isa Mustafës, ai sot nuk do te ishte President. E Isa zuri mend, tani me Albinin…

3. E rrezoi edhe Qeverinë e Ramush Harajdinajt, posa i mbushi dy vjet. E bëri këtë sepse Ramushi në Samitin e Bërlinit iu kundërvu ashpër planeve te tij me Vuçiqin dhe Edi Ramën(?!), për ndarjën e Kosovës. Aty Ramushi ishte digë që s’kapërcehej, por nuk u ndal me kaq, dhe së fundi…

4. E rrezoi edhe qeverinë e fundit të Albin Kurtit, me shmigimet e tij me Isa Mustafën si bashkëqeverisës. Qëllimi kryesor pse u rrezua Qeveria Kurti, sepse Kurti nisi të gërryejë nëntokën e pasurive te paligjshme të kupolës së krimit të organizuar. Për ta kryer këtë punë Hashimi e “angazhoi” të shantazhuarin Isa Mustafa, një labil që s’i pret fjala në vend. Për ta bërë këtë, ia lidhi fijet edhe me Grenellin, që si pretekst e mori taksën, të cilën edhe ashtu Kurti e hoqi pas një jave. Por qëllimi i klaneve mafioze ishte të rrezohet qeveria Kurti, për t’u kthyer hajnat përseri në pushtet.