FRIDA KALHO dhe PABLO NERUDA

0
454
Poi ho capito...

FRIDA KALHO

ME NJË BUKURI MARRAMENDËSE

Pushova së numëruari herët kur,
arrita në rreshtin e dytë,
Anulova dhe rishkrovaj përsëri gjithçka.
Po kërkoja një fillim efekti,
diçka poetike dhe të vërtetë në të njëjtën kohë,
diçka të grandioze, por në sy.
Nuk pata sukses.
Pastaj e kuptova,
duke kujtuar atë që s’e kisha dija kurrë:
që për zemrat e mëdha
që vdesin në trup
por që vazhdojnë ta rrahin në frymëmarrjen e natës,
nuk ka kanone apo bukuri të rregullta,
harmoni të jashtme,
por bubullima dhe stuhi shkatërruese
që çojnë në ndriçimin e një luleje,
të fshehur,
me një bukuri të egër.

TI MERITON NJË DASHURI

Ti meriton një dashuri që të do të shprishur,
me gjithçka dhe arsyet që të bëjnë të çohesh shpejt,
me gjithçka dhe demonët që nuk do të të lënë të flesh.
Ti meriton një dashurinë që të bën të ndjehesh e sigurt,
në gjendje të hash botën kur ajo ecën pranë teje,
se ndjen që përqafimet tuja janë perfekte për lëkurën e saj.
Ti meriton një dashuri që dëshiron të kërcejë me ty,
që e gjen parajsën sa herë që shikon në sytë e tu,
që nuk mërziten kurrë, së lexuri shprehjet e tua.
Ti meriton një dashuri që të dëgjon kur ti këndon,
që të mbështet kur ti bën qesharake,
që respekton qenien tënde të lirë, që të shoqëron gjatë fluturimit tënd,
që nuk ka frikë se mos bjerë.
ti meriton një dashuri që t’i fshin gënjeshtrat
që ti sjellë ëndrra, kafeja dhe poezia.

UNË JU JAP PARAJSËN

A është e lejueshme të shpiken folje të reja?
Dua t’ju jap një:
Unë të qielloj
kështu që krahët e mi
mund të tendosen pafundësisht,
për të të dashuruar pa kufij

UNË TË QIELLOJ
( variant )

A është e lejueshme të shpiken folje të reja?
Dua t’ju dhuroj një:
Unë të qielloj,
kështu që krahët e mi
mund të tendosen pafundësisht,
për të dashuruar pa kufi


PABLO NERUDA


ËSHTË E BUKUR, DASHURIA, TË NDIHESH AFËR
MEJE NATËN

Është bukur, dashuri, të ndihesh natën pranë meje,
e padukshme në ëndrrën tënde, seriozisht gjatë natës,
ndërsa unë shpërqendroj shqetësimet e mia
si të ishin rrjeta konfuze.

Në mungesë zemra jote lundron nëpër ëndrra,
por trupi yt kaq i braktisur merr frymë
duke më kërkuar pa më parë, duke plotësuar gjumin tim
si një bimë që dyfishohet nën hije.

Drejt , do të jeshi një tjetër që do të jetojë nesër,
por për kufijtë e humbur gjatë natës,
të kësaj qenie dhe jo të qenit atje ku jemi

mbetet diçka që na afron me dritën e jetës
sikur vula e hijes të tresgonte
me zjarr krijesat e saj të fshehta.