Këta Gjarpërinj të Gjakut…

1
480
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Gjergj Kabashi Bajram Kabashi

Në kohën kur Kosova e vogël, e çliruar kryesisht nga NATO nga gjysma e dytë e qershorit 1999, vazhdon të përpëlitet me mundime por me dinjitet me problemet e ndërlidhura me pandeminë e virusit korona, Hashim Thaçit i është kujtuar si asnjë herë më parë rendi, ligji, pjesa veriore e vendit (integriteti territorial) si dhe mbrojtja e lirive e të drejtave njerëzore, për të cilat kryeBurri i shtetit tonë po digjet flakë.

Njëzet vite nuk u brengosen për zhvillimin proporcional të vendit në gjithë hapësirën e tij, por kryesisht se si të pasurohen vetë me të vetët, ndërsa Sot posa Albin Kurti erdhi në pushtet të gjithë si një ose e larguan nga pozita e Kryeministrit ose vdiqën!

Kryeministri në detyrë është duke e bërë të pamundurën për vendin në këto rrethana, duke treguar sinqeritet, ndershmëni e vendosmëni në mbrotjen e shëndetit të qytetarëve dhe përkujdesur për rendin e qetësinë publike në gjithë hapësirën shtetërore. Duhet ta pranojmë që Albin Kurti nuk e ka fare lehtë me këta Gjarpij të Gjakut, të cilët në bisedat e Serbisë për çështje të brendshme të Kosovës (?!) jo rrallë kanë shkuar me duar në xhepa, përderisa nga ana e shtetit të Serbisë ato vazhdimisht në prapavijë i ka udhëhequr SANU (Akademia e Arteve e Shkencave të Serbisë) dhe pjesëmarrësit nga politika serbe aty kanë qenë vetëm si shpalues të projekteve mizore të asaj Akademie, që historikisht aq të zeza u ka bërë shqiptarëve dhe jo vetëm shqiptarëve në gadishullit tonë.

Ndër gabimet më të mëdha e të pafalshme në bisedat me Serbinë, kanë qenë ato “për komunat serbe” në Kosovën “multietnike”!

Dikush mund të thotë që qenkam kundër serbëve… Jo! Madje edhe po të ishin më shumë se që janë ata në Kosovë, për mua nuk do të ishte asgjë problematike, pasi me rëndësi është që shteti të funksiononte në mënyrë unike, si çdo shtet tjetër i njëmendt në botë. Me bisedimet aq këmbëngulëse të Serbisë qe njëzet vite, të thuash u arrit që me ndihmën e disa qarqeve naive ndërkombëtare, Serbia ta vendosi në mënyrë të kamufluar “këmbën” e saj në Kosovë, prandaj, ajo bëri aq shumë përpjekje për komuna njëetnike serbe, për “kisha serbe”, për moslejimin e stabilizimit të situatës në pjesën veriore të vendit etj.

Gjatë gjithë kësaj kohe kryesori që e lejoi Serbinë t’i fuste hundët në çështjet e brendshme të Kosovës, ishte mu Hashim Thaçi; i pari i UÇK-së, i pari i PDK-së, Kryeminstri i Kosovës e tash Presidenti i Kosovës! Në punët që i ka kryer ai “në emër të Kosovës”, nuk ka asnjë dyshim, që ndihmë të madhe i ka dhënë edhe LDK e Isa Mustafës, si dhe vetë kryetari i kësaj partie.

Ndërsa tash, njëzet vite pas, pavarësisht që virusi korona e ka tronditur edhe Kosovën tonë të varfër, sikurse shumë vende të mëdha e të pasura të botës, President Aga gjumin gjumë nuk është duke e bërë, për të mos e lënë të qetë Albin Kurtin, megjithëse ai tashmë është kryeministër në detyrë, duke shpikur e shpifur probleme natën e ditën, qoftë me veriun e vendit tonë, qoftë me shqetësimet e tij tragjikomike për respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore.

Ata që e kanë pritur Milan Radojiçiqin në zyrë kryeminitrie, apo që sipas të gjitha gjasëve kanë zhvilluar biseda të fshehta me Aleksander Vuçiqin për ndarjen e vendit të vet të pavarur, më nuk kanë të drejtë të flasin ndonjë fjalë, se me fjalët e poshtërsitë e tyre jemi ngopur tashmë.

Ka ardhur një kohë vendimtare, që e gjithë Kosova e brendshme dhe ajo jashtmja, e mërguara, të jenë unikë dhe të flasin e të veprojnë me një zë mundësisht sa më jopartiak, që me të gjitha mundësitë e fuqinë që i kanë, t’i dalin zot vendit, rendit e qetësisë publike, si dhe integritetit territorial të vendit.

Të mendosh Sot me gjuhë fanatikësh partiakë dhe me këso gjuhe të marrësh, ta akuzosh tjetrin për problemet, që ia ke shkaktuar vendit qe njëzet vite rresht, më së paku është panjerëzi dhe mungesë ndërgjegjeje njerëzore e kombëtare.

Askënd nuk duhet lejuar që ta destabilizojë vendin, duke e bërë atë pre të synimeve të huaja antishqiptare… Për të shkuar aq larg në tentativën antikombëtare, sa që veriun e vendit ta përdorin, siç alarmohet me të drejtë gjithkah, për shpëtimin e fatit personal në të ashtuquajturat kompromise, që u dashkan bërë me Serbinë?!…

Ndiqni edhe vlerësimin e historianit dhe akademikut Jusuf Buxhovi:

Jusuf Buxhovi e ngrite Albin Kurtin ne piedestal! Thote qe eshte nje politikan nder me te miret ne boten shqiptare dhe e krahason me figuren e Hasan Prishtines!Per me shume, ndegjojeni ne video ! 👇👇👇

Posted by Gjithë me Albin Kurti o Sot o Kurr on Tuesday, March 31, 2020

 

1 KOMENT

  1. Nje njeri qe e poshtron AMERIKEN dhe ne menyre pisoide flet per SHTEPINE E BARDHĒ kuuurrrë nuk mund te jete mjeri i mbarë.

    Nje njeri qe e ka keshilltar Agon Hamzen nje kriptokomunist antishqiptar kurrë nuk mund të jete kryministrer i mirë.

    Agon Sllavoj Hamza ne vitin 2005 organizoi seminar komunist ne biblioteke, ne te cilin seminar Żiżek psikopati deklaroi; KOSOVA KP ME USA POR ME RUSI.

    Gjergj gabim e ki per Albinin e per tjeret mire e ke.

    Keta me te hershmit jane hajna kriminela por KOMUNISTI KURT NUK ESHTE SOLUCION

Komentet janë mbyllur.