Covid-19 në Gjermani, 138 viktima brenda 24 orëve

0
323
Koronavirus - Gjermani - teststelle

Bota06/04/20

Koronavirusi në Gjermani vijon të përhapet me ritme të shpejta, duke infektuar mbi 100 mijë persona. Ndërkohë, rapotohet se brenda 24 orëve janë regjistruar 138 viktima, duke e çuar numrin e viktimave në total në 1,584.

Firma e analizës së të dhënave Risklayer dhe Instituti i Teknologjisë Karlsruhe, e cila përpiloi shifrat në kohë reale nga afër 400 autoritete lokale shëndetësore, të hënën në mëngjes raportoi 4,024 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar totalin në 100.132.

Gjermania aktualisht ka numrin e katërt më të lartë të rasteve nga koronavirusi në botë, pas SHBA-ve, Spanjës dhe Italisë, por numri i të vdekurve mbetet më i ulët se tre vendet më të goditura.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 69 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. /Opinion.al