Veriu, dhe mesazhet e rrezikshme për Kosovën?!

0
297
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë, që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tone”. Kjo është një pjesë e deklaratës të te dale nga presidenca. A thua e paskemi një situatë tash që veriun e kontrollon Serbia, e jo që kurrë deri më sot, organet e Kosovës nuk kan vu kontrollë të plotë mbi këtë pjesë të vendit. Në urën mbi lumin Iber për shumë kohë u instaluan kriminelet serbë “Rojat e Urës”, që bënë shtetin dhe ligjin sipas kutit të tyre!

Sa herë që dështen rrahen shqiptarë dhe madje edhe ndërkombëtarë?! E dinë mirë presidenti, Hashim Thaçi se ish kryeministri tashmë i ndjerë, Bajram Rexhepi, mezi në një rast e ka nxjerrë kokën gjallë nga “Rojat e Urës”. Strukturat paralele serbe kurrë nuk pushuan së vepruari, duke u dirigjuar nga Beogradi zyrtar. Ne veri u zhvilluan dhe vazhdojnë të bëhën kontrabandat e ndryshme, pa pasur dro se do të ndeshën më ligjin. U dërgua policia e Kosovës atje, dhe u kthye në arkivol polici, Enver Zymberi. Edhe KFOR-i, disa herë ka bërë të ditur së në veri kërkohet zgjedhje politike te problemit më minoritetin serb, të cilin problem e krijuam më shumë ne.

Shqetësimet tuaja, president do të ishin shumë të arsyeshme, po të kishim pasur ndërhyrje për herë të parë të politikës zyrtare të Beogradit në veri të Kosovës. Eshte kohe pandemie dhe solidariteti në këtë drejtim për tu dalë në ndihmë njerëzve ekziston në mbarë botën, kështu edhe ne veri nga mjekët serb. Minoritarët serb sa të privilegjuar janë, levizin me targa të Serbise e pa targa hiq. Nuk i kryejne obligimet karshi shtetit te Kosovës, psh., nuk e kan paguar rrymën krejt pas luftën?! Çfare në fakt solli decentralizimi dhe dhënja e disa kompetencave vendimarrëse, Asociacionit të Komunave Serbe?

Pse, ky asociacion nuk u inkorporua në kuader të Asociaciont të Komunave të Kosovës, nese jemi shtet sovran dhe i pavarur? Çka bën qeveritë e deritashme që ligjet dhe kushtetuta të funksionon në çdo cep të Kosovës? Bash kurgje hiq. E tash për lëshimin rrënjë të politikës së kahershme të Beogradit, ne veri, na paskësha faj, Albin Kurti! KFOR-i eshte ai qe i ruan tek e fundit kufijte e Kosoves, edhe ne veri.Çdo ndërhyrje e organeve tona në kohë pandemie, do të ishte katastrofale për vendin. Mesazhet per nderhyrje ne Veri nga Qeveria, jo qe jane hipokrizi e llojit te vet, por shume te demshem per shqiptaret ne rajon. Kosova ka nevojë si kurrë më parë për unitet, për ta kaluar krizen e madhe të pandemisë, e jo për përqarje e ndërskamca të ndërsjella, si skenare per ndarje te Kosoves…