Isak Ahmeti
Kohë më parë është botuar libri “PROZA E BUDIT”, përgatitur dhe shoqëruar me një studim shterues nga Prof. dr. Anton Nikë Berisha. Është ky një libër i rëndësishëm dhe me shumë vlera për krijimtarinë e Pjetër Budit, njëri nga autorët më të njohur të letërsisë shqipe të Mesjetës (shek. XVII).
Në këtë botim “Proza e Budit” të Qendrës Shqiptare e Studimore Letrare “Pjetër Budi”, siç shihet edhe nga pasqyra e lëndës, janë përfshirë parathëniet, mbasthëniet, testamenti poetik i Pjetër Budit – marrë nga librat “Doktrina e kërshtenë” (1618), “Pasqyra e t’rrëfyemit” ( 1621), “Rituali romsn” (1621) dhe letra nisur kardinal Gocadinit. Këto tekste, siç e ka vënë re studiuesi i njohur Behar Gjoka, krijojnë mundësinë e leximit të ri dhe studimeve të ndryshme të tyre.
Rëndësi më vete, që madje e sjellë në një dritë të re, të mëvetësishme Prozën e Budit, të munguar gjer më tani, ka studimi prirës, i detajuar, thellësisht shkencor, për vlerat dhe shtresimet artistike të shumëfishta të prozës së Budit, hartuar nga Prof. dr. Anton Nikë Berisha (Behar Gjoka). Ky libër me shumë vlera, siç e ka vënë re edhe Behar Gjoka, krijon mundësi të shumta të komunikimit, tashmë edhe me prozatorin, kraha poetit, njërin nga autorët e parë të shquar të letërsisë mesjetare.
Krejt në fund, le të theksojmë se me botimin e këtij libri, përkatësisht të këtyre teksteve të Budit, me studimin prirës të Prof. dr. Anton Nikë Berishës, hapet një rrugë e re studimore, që hedh dritë mbi një periudhë për të cilën informacioni është i pakët, por i domosdoshëm për të lidhur atë zingjir me hallka të shkëputura të zhvillimit të letërsisë shqipe. Ky libër është kontribut i tej çmueshëm për fushën e studimeve bogdaniane.