Tmerri që po përjeton New Yorku – kufomat e të vdekurve… (video autentike)

0
525
Kufomat në thasë nga coronavirus - New York

Shënim i “Fjala e Lirë”

Në New York, epidemia e virusit korona ka shkaktuar edhe viktimat e veta, si në të gjitha vendet ku ai ka shpërthyer muajt e fundit. Mes tyre thuhet se janë edhe të paktën 9 shqiptarë…

Një infermiere ecën mes trupave – kufomave të të vdekurve, të futura në thasët plastikë. Pastaj pasojnë edhe dy video të tjera, të filmuara nga njerëz, që punonin ose gjendeshin afër të vdekurve.

Ndërsa virusi korona po krijon viktimat e veta, asnjëri nga ne nuk është i sigurtë…

Por duhet të ruhemi, distancë me njerëz, të paktën 2 metra, mos rrini në zona të mbyllura e të ngushta gjatë, sidomos kur dyshohet se mund të ketë njerëz të infektuar, lani duart sa herë prekni diku, dhe përpiquni të mos e prekni fytyrën me duar të papastra. Larja e duarve mirë, me sapun e ujë të ngrohtë mbi 20 sekonda, si dhe dezenfiktimi me alkool / ethanol afër 100% si dhe preparate të tjera për atë punë, është e domosdoshme, për ta shpërbërë virusin. Higjena personale kryesore dhe gjithashtu, dilni në diell sa të mundeni, se dielli e temperaturat e larta janë shpërbërës të fuqishëm të viruseve… etj. etj.

Në Shqipëri, Kosovë e deri në Shkodër, numri i të infektuarve ka ardhur duke u rritur – ruani veten njerëz, sa të mundeni, bëni maksimumin, mos t’u duket lojë kjo punë dhe mos e merrni për tallje, se jeta shkon, si duke luajtur…

Ndiqni videot e mëposhtme dhe shikoni tmerrin, që po përjeton New Yorku: