Besa Gaxherri pas 20 vjetësh qeverisje, a e sheh Mitrovicën?

0
569
Peshorja e drejtësisë

Luan Asllan DibraniShkruan Luan A. Dibrani

Ku ishe qe 20 vjet Besa Gaxherri me partitë e tuaja PDK, LDK, AAK dhe të Nismës, që e lejuat cenimin e sovranitetit, po sot vërsulesh dhe kall zjarr në kohën e virusit vdekjeprurës? Turp iu qoftë të gjithëve.

Edhe Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, e paska marr vesh se Veriu i Mitrovicës qenka rrezikuar me çka ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, pasi disa nga qytetet veriore të Kosovës me urdhër të Serbisë janë futur në karantinë.

– Zonja Gaxherri, ku keni qene ju qe 20 vjet, që e keni qeverisur këtë vend?!

Ku keni qenë ju kur forcat tona deshën të futen në Veriun e Mitrovicës, po ju dhe partitë e juaj shantazhuat shqiptarët, duke u marrë me uzurpimin e hoteleve, lokaleve dhe tokave!!!

– Ç’ka ke bërë ti, pikërisht ti, për këtë popull qe nga ajo kohë, qe je marr me politikë .Ma thuaj a e ke bërë diku një shenjë qe ka shkuar në interesin e Kosovës, apo në ndonjë fushëveprim tuajin pozitiv!!!

Rezultati del se jo s’keni pas kohë mbas hajnisë edhe plaçkës që edhe gurtë nën tokë, ja keni vjedhur Kosovës.

Ma tutje citojmë të thënat e Besa Gaxherrit

Vërtet situata në veri të vendit nuk ka qenë pa probleme por që të ndërhyj Serbia me masat e sigurisë dhe kontrollit në një shtet Sovran dhe ju ta injoroni totalisht këtë situatë është e pa pranueshme“përfundon ndër të tjera kjo analiste pas pas 20 vjete qeverisje, po edhe pas orës 12-të”.

– Atë po e dimë, por ju i keni lejuar këto shkelje dhe cenimin e sovranitetit të Kosovës që 20 vjet, sot është koha e Korona Virusit, është koha e solidaritetit dhe humanitetit se për patriotizëm ju as te thembrat me tërë partinë e juaj, besa me i huazuar edhe do të partive tjera, s’peshoni sa Albin Kurti.

Pastaj vazhdon zonja Gaxherri „Ku mbeti retorika patriotike e juaja? Këto ditë kaq të rëndësishme për sovranitetin e vendit dhe qytetarët e vendit ti po (“meresh” gabim e shkruar zonja deputete duhet te jete “merresh” ) me “zhgarkimin” duhet te jete shkarkimin e ambasadorëve, konsujve (duhet te jete “konsujve” e bordeve të kompanive publike për ti “zavendësuar” (duhet te jete “zëvendësuar”) me zyrtarë e “antarë” (duhet te jete anëtarë) të VV-së. A është kjo ç’kapja (duhet te jetë ç’kapje), apo kapja e shtetit“? Edhe se ja përmirësova disa gabime gjuhësore prapë ja lash me qellim se as shqip nuk shkruan mirë a emrin e ka te madh “Deputete” e cila prognozon po me duket pa vend !!!… Fillimisht çiko, shko mëso shqip dhe kryej shkollë, s’je ti për deputete??? Ik se na turpërove!!!

Po kritikon se po vazhdon shkarkimi i bordeve dhe i Ambasadave, po si mos me vazhdua, kur ju jeni akoma duke e vazhduar krimin, vjedhjen dhe degradimin e ekonomisë së Kosovës. Përndjekja e krimit duhet vazhduar me shpresë qe të shpëtojmë nga hajnat dhe bandat e revoltuara dhe te frikësuara nga arrestimet qe do ti pret nga drejtësia dhe gjyqi i popullit…