Doli nga shtypi “Leksikoni enciklopedik”

0
845

Publikuar nga Gjin Musa, Kombi na thërret4 Prill 2020

Prof. Dr. Flori Bruqi Prof. Dr. FLORI BRUQI

Për herë të parë në trojet tona shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës, letërsisë, artit, doli nga shtypi sot libri me titullin “Leksiokon enciklopedik”, botim nën siglën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane – Dega në Prishtinë (Botues Flomed SHPK, Prishtinë).

Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe që trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare (Flori Bruqi, Dibran Fylli, Hakif Bajrami, Naim Kelmendi, Nijazi Halili, Fatmir Halimi, Abdullah Troshupa) të cilët përbëjnë bordin e Librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji në hapësirën shqipfolëse.

Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk ka enciklopedinë e saj.

Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe në vitin 2019 ASHAK, botioi ”Fjalorin enciklopedik” me dy vëllime…, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Dega në Prishtinë, do të ketë disa vëllime… dhe përfshinë kontributin e 352 shkencëtarëve, shkrimtarëve, artistëve në fusha të ndryshme.

Enciklopedia ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij qoftë nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Është bërë një sistemim i plotë, i ngjeshur i vlerave që ka krijuar shkenca, letërsia, arti shqiptar në shekuj.

Veprat e realizimit socialist janë pjesë e Enciklopedisë dhe historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to…

Ashtu edhe ne, kemi qenë ky popull që jemi, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet në këtë libër.

Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.

Ndërsa në rastin tonë unë kam një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh.

Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja, që dalin edhe në shtypin periodik, do të shfrytëzohen sigurisht.

Çfarë janë botimet për shkencën, letërsinë, artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.

Enciklopedia… i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademik për botim, ngase bëhet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare.

Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexojë dhe studiojë këtë libër, për dhembjen tonë dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni… vlerësoni, …por ka edhe të tillë, që e gjykojnë veprën akoma pa e lexuar.

Flori Bruqi
Prishtinë, 3.4.2020.