AMBASADORI AMERIKAN GOLDBERG: ”PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA DUHET TË VARROSET NE NJË QESE NAJLONI NË OBILIQ”

1
955
Varrimi i Rugovës

Nga Binak MAXHARRAJ

– Në kujtesë të baloshxhinjve, trapave të LDK-së, në krye me të marruemin Isa Mustafa.

Shqiptarët janë populli më proamerikan në botë dhe së nuk gjendët asnjë shqiptarë, i cili nuk i është mirënjohës Amerikës, për çlirimin dhe lirinë e Kosoves dhe nxjerrjen e saj nga gjenocidi dhe shfarosja serbe.

Nexhat Daci
.
Nexhat Daci

Nga ana tjëtë, serbët janë populli më antiamerikan, urrejtës ndaj Amerikës dhe gjithë çkafës se çka i vjen era Amerikë. Këtë urrejtje serbet e vazhdojnë edhe sot e klsaj dite.

Amerika është shpëtimtarja e kombit shqipëtar, sikur të mos ishte Amerika sot zor qe do te kishim një copë Shqiperi, e cila kështu siç është u shpëtua nga Presidenti Amerikan Ulison nga grabitqarët bisha sllave të egra, të zbritura nga malet e Karpateve.

Amerika ëshë një ndër shtetet e para, e cila e njohu pavarësinë e Kosovës dhe në kuadër të NATO-s solli numrin më të madh të ushtarëve për ta mbrojtë lirin e Kosovës.

Së shpejti u bë edhe këmbimi i ambasadorëve midis Amerikës dhe Kosovës si shtet më i ri në botë. Krejtë Kosova ishte në festë kur e pa duke valuar flamurin në amabasadën amerikane ne Prishtinë. Që nga atëherë e deri me sot u ndërruan ambasadorët midis këtyre dy shteteve. Ata punuan sipas rregullave portokollare, pati ambasodor ndër ta të cilët shpesh nuk i ndjekin politikat e larta amerikane, veprojnë kokë me vehte.

Filip Goldberg
.
Filip Goldberg

Njëri ndër këta është edhe ambasadori Amerikan në Kosovë, Filip Goldberg, i cili la hije të keqe për popullin e Kosovës. Një skandal i tij diplomatik, por shumë fyes për popullin e Kosovës, ndodhi me rastin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, i cili e senzibilizoi në Amerikë por edhe në botë çështjën, shtypjen e Shqiptarëve nga regjimi shovenist Serb.

Nexhat Daci ishte kryeparlamentar kur vdiq Presidenti Ibrahim Rugova. Se voni ai zbuloi diçka trishtuese për ambasadorin Goldberg, i cili kishte shkuar te Nexhat Daci dhe kishte insistuar krye në vehte që:
“Presidenti historik Ibrahim Rugova të mbështillej në një najllon dhe të varroset në Obiliq”.

Kjo është çmenduri, trishtuese dhe akt armiqesor i këtij ambasadori ndaj Kosovës. Eshtë interesant të theksohet se pse nuk reaguan fare këta baloshat proamerikan të LDK për këtë fyeje, që ky ambassador ia ka bërë Presidentit Ibrahim Rugova, njëherit edhe Kryetar i LDK, ishin të njëjtit edhe ateherë, por i futën veshët në lesh si mini kur futet në birucën e vet.

Por, Nexhat Daci e injoroi kërkesën e këtij pis ambasadori dhe veproi ndryshe. Veproi ndryshe, duke e organizuar ceremoni madhështore mortore, që rrallë kund bëhët edhe në shtetet e tjera, e cila do të mbahet mend për shumë kohë e mote.

Në ceremoninë e homazhit ishin bërë rreshtat me kilomatra, për t’i ai dhënë lamtumirën e fundit heroit të kombit, Presidentit Ibrahim Rugova. Ceromonia e varrimit ishte edhe më madheshtore, pothuaj se i gjithë kombi atë ditë kishte zbritë në Prishtinë mbi gjysmë milioni erdhën në Prishtinë, të cilët nuk i pengonte as acari dimëror në minus 23 gradë Celsius.

Morën pjesë në këtë madhështi mortore edhe shumë burra shtetërorë nga rajoni e më gjerë. Kryetari i Amerikes Xhorxh Bushi e dërgoi ministrin e vet në këtë ceromoni madheshtore, duke e lënë të dhier ambasadorin Filip Goldberg.

Për këtë rafuzim të ambasadorit amerikan, që “Presidenti Ibrahim Rugova të varroset në një qese najloni në Obiliq”, Nexhat Dacit iu hakmor pak më vonë, gjë që me insistimin e këtij abasadori, ai u shkarkua nga pozita e Kreparlamentarit.

Por edhe sot është një ambassdor, i cili me prapaskenat prothaçiane ndikoi që të rrëzohet qeveria Kurti, e zgjedhur nga populli, për shkak të një takse, e bani punën hallakamë, për t’i kthye sërish aktorët e krimit të organizuar në pushtet, kurse nuk guxoi, nuk pati kurajo t’i kundërvihet Serbisë, për ndalimin e çnjohjeve si baraspeshë më heqjën e takses.

Në vazhdim ndiqni pamjet madhështore nga ceromonia e varrimit të Presidentit Ibrahim Rugova, që meritat për këtë i ka më së shumti Akademiku Nexhat Daci.

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.