Nga Revista Drini – 2 Prill 2020
Një gazetare nga Zvicra, ka paralajmëruar se do të publikojë pasuritë e politikanëve kosovarë, që sipas saj i kanë fituar me korrupsion në Kosovë
Gazetarja nga Kosova, Dafina Eshrefi, që jeton në Zvicër dhe punon për mediumin më të madh atje, “Blick”, ka dhënë një paralajmërim, se shumë shpejt do të nisë publikimin e pasurive të politikanëve kosovarë në median zvicerane, që sipas saj shpërlajnë para në Zvicër.
“Të gjitha pasuritë që keni bërë me hajni edhe në shtetin tim zviceran! Të gjitha firmat që i keni krijuar në Zvicër me paratë e vjedhura nga populli, kam me ua qitë në shesh! Firma me të cilat i shpërlani hajnitë e juaja! Vilat që i keni ble në shtetin zviceran me vlerë milionëshe kam me ua qitë në shesh, me tjera fjalë, në gazetat zvicerane.” – ka paralajmëruar gazetarja.
Ajo mes tjerash ka treguar rastin kur kishte qëlluar në të njëtin restaurant me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe kishte dëgjuar një bisedë me disa zyrtar të tjerë të PDK-së, ku sipas saj bëhej plani për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Postimi i plotë:
S’ka popull më entuziast dhe më atdhetar se sa populli shqiptar!
Të gjitha hajnitë kam me ua qitë në shesh!
Të gjitha pasuritë, që keni bërë me hajni edhe në shtetin tim zviceran!Të gjitha firmat që i keni krijuar në Zvicër me parat e vjedhura nga populli kam me ua qitë në shesh! Firma me të cilat i shpërlani hajnitë e juaja!
Vilat që i keni ble në shtetin zviceran me vlerë milionëshe kam me ua qitë në shesh, me tjera fjalë, në gazetat zvicerane.Kadri Veseli, a tu plotësua plani, të cilin e diskutoje me 11 shkurt 2020 në një restorant në Prishtinë? Ku rastësisht qëndrova edhe unë dhe nuk i besoja dot veshëve të mi se çka po ndëgjoja. Isha plot entuziazëm dhe shpresë pas intervistës time me Kryeministrin Albin Kurti!
Nuk doja të besoja se ç‘po ndodh prapa skenës në birucat e restoranteve VIP.
Unë s’jam spiune.
Nuk do të komentoj urdhrat dhe planin e juaj diskutuar me Abelard Tahirin dhe një tjetër PDK-ist, se si do ta rrëzoni qeverinë e Albin Kurtit.Kur u ngreha në këmbë dhe u prezantova si gazetare nga Zvicra dhe ju pyeta për një intervistë, ju Kadri Veseli u skuqët e u stërkuqët dhe duke u zgërdhirë mu përgjigjet: „Nihere s’ka intervistë, se jemi në opozitë.“
Rrëmbyet e po rrëmbeni gjithë se ç‘patëm e se ç‘kemi. Është turp prej kësi krimbash të mundohet një komb TRIMASH!