PAQARTËSITË POLITIKE TË LDK-së, TË CILËS VOTIMET E 6 TETORIT I SOLLËN QARTËSI

0
289
Xhevat Meha
Xhevat Meha

Datë: 01/04/2020

Nga: Xhevat Meha

Votimet e 6 tetorit kanë sjell disa cilësi shumë të vlefshme. Sollën paraqitje të dukshme të vullnetit të qytetarëve për ndryshime të thella dhe të gjëra, dhe kjo ishte porosia kryesore për të gjitha partitë politike. Në mënyrë të veçantë për LDK-në votimet e 6 tetorit sollën qartësi politike për shumë paqartësi politike të cilatë LDK është duke i ofruar anëtarëve të LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës.

LDK qysh nga vdekja e prijesit të saj historik Ibrahim Rugova, LDK në vazhdimësi nga drejtuesit e saj politik ka ofruar më shumë paqartësi politike sesa qartësi politike. Pikërisht shumësia e paqartësive politike kanë bërë LDK në votime të dal humbëse serike. LDK duhet që para antëtarëve të saj dhe qytetarëve të Kosovës të dal me qartësi të plotë politike për të gjitha problemet dhe nevojatë e qytetarëve të Kosovës. Ky është kushti që LDK nga parti politike humbëse serike të shëndrrohet në parti politike fituese në votime.

Votimet e 6 tetorit kanë ofruar qartësi për disa nga paqartësit por jo për të gjitha se paqartësit janë tepër të shumëta. I mbetët drejtuesve të LDK-së që t’i njohë dhe respektoj këto qartësi të ofruara, të cilatë po i paraqes në vijim:

• Mosmarrja përsipër e hisës në ndërtimin e drzhavës së Kosovës – LDK si subjekt politik ka qenë bashkëpjesëmarrëse në ndërtimin e drzhavës së Kosovës. Lexuesve ua sçaroj se me drzhavën e Kosovës kuptoj ndërtimin e një Kosove sipas recetës së strukturave të mshefta serbe ku moszbatueshmëria e ligjit është themeli mbi të cilin ndërtohen shumë sisteme që e bëjn Kosovën jo-funksionale. Votuesi i Kosovës me arsye nuk u bind sa duhet se LDK njëmend sjell ndryshimin. Ne njerën anë kishte Vjosën që premtonte fillimin e ç’monitimit të drzhavës së Kosovës dhe në anën tjetër kishte komisarin politik që kohë-pas-kohe korrigjonte Vjosën dhe babën që mrizonte si kujdestar se ndryshimi nuk të ndodh. Si mund të besohet se LDK do të filloj të ç’montoj drzhaven e Kosovës për të filluar ndërtimin e shtetit të Kosovës kur nuk është e qartë se a po del para qytetarëve si parti e ndërtimit të drzhavës së Kosovës a parti e ndërtimit të shtetit të Kosovës.

• Modeli i babës – Drejtuesit e LDK-së u përcaktuan që “baba” të rrij në shtëpi dhe të tjerët të mbledhin vota, që dikush të korr vota e dikush tjetër t’i marrë votat dhe të bëj çfarë të donë me to. Votuesi nuk ka patur si të dij dhe të bindet se kush po i merrë përgjegjësitë para tyre, nuk ka patur si të dij se kujt po i beson. Nën këto paqartësi, votuesi thjeshte me të drejt nuk i ka dhenë besim fare. Kjo u vërtetua qysh pas përfundimit të votimeve ku Vjosa i korri votat e Isa grabiti udhëheqjën e bisedimeve për bashkëqeverisje me Vv-në. Me modelin e babës nuk mund të funksionoj ndonjë parti politike shtetndërtuese, drzhavë ndertuese po.

• Gara për votat e anëtarësisë së LDK-së – Shumica e kandidatëve për deputet nga lista e LDK-së pothuajse në gjithë komunikimin dhe paraqitjet publike drejtonin porosi të dëshmimit para anëtarëve të LDK-së se sa shumë kanë besim dhe besnikëri në LDK. Në anën tjetër, tepër pak ishin të drejtuar kah interesat dhe nevojat e qytetarëve që nuk janë anëtarë të LDK-së. Kjo ka ndodhur kryekëput nga mungesa e garës dhe konkurrencës mbrendapartiake në LDK në zgjedhjet partiake të verës së vitit 2019. Gara për besim të qytetarëve të Kosovës u zëvendësua me garë për besim të anëtarësisë së LDK-së. Votuesit tjerë që nuk janë anëtarë të LDK-së nuk e kishin të qartë se këta kandidat për interesa të kujt po e kërkojnë besimin. Nën këto paqartësi, votuesi thjeshtë me të drejt nuk i ka dhenë besim fare.

• Përdorimi i retorikës për Ibrahim Rugovën – Shumica e kandidatëve nga lista e LDK-së thuajse bënin garë se kush po e zë në gojë në një ose mënyrë tjetër emërin e Ibrahim Rugovës. Votuesit tjerë nga anëtarësia e LDK-së qytetarë të Kosovës e dijnë se Ibrahim Rugova ka vdekur kohë më parë, dhe se e ka vendin në historinë e Kosovës. Si figurë historike nuk siguron se do të zgjidhë problemet e përditshmërisë dhe të ardhmës së tyre. Votuesi i Kosovës nuk ka patur qartësi se kandidatët a po kërkojnë besimin nga Ibrahim Rugova a nga qytetarët e Kosovës. Nën këto paqartësi, votuesi thjeshte me të drejt nuk i ka dhenë besim fare.

• Madhërimi i LDK-së – Në vend se drejtuesit politik të LDK-së të merrnin përsipër të hisën e LDK-së në ndërtimin e drzhavës së Kosovës, para votuesve që nuk janë anëtarë të LDK-së e paraqisnin LDK-në si hyjnore. Votuesit e dijnë se në LDK ka shumë hajna e kriminela, nuk mashtrohen ashtu si kanë projektuar drejtuesit politik të LDK-së, dhe thjeshtë nuk i votuan.

• Bartësja e programit qeverisës jo Kryetare partie dhe me komisar politik – Kur struktuat e LDK-së u përcaktuan që në fushatë zgjedhore Vjosa të jetë bartëse e programit qeverisës të LDK-së dhe Luta si Komisar Politik, unë pata konsideruar se që të dy u pushtuan nga lakmia. Nuk isha i bindur se kjo formulë do të ketë funksionoj. Fushata zgjedhore sa kishte një kahje që i jepte Vjosa si bartëse e programit qeverisës, hop ndërhynte komisari politik dhe merrte kahje tjetër. Nën këto paqartësi, votuesi thjeshte me të drejt nuk i ka dhenë besim fare.

• Besimi në titujt e lart akademik të kandidatëve – Drejtuesit politik të LDK-së besuan se sa më shumë tituj të lartë akademik nga kandidatët në listën e LDK-së fitorja është më e sigurut. Besim i kot! Albini vet nuk ka ndonje titull të lartë, edhe shumica e kandidatëve nga lista e VV-së nuk patët shumë tituj të lartë akademik, po dolën fitues. Drejtuesit politik të LDK¬-së nuk e kanë patur të qartë se akademikët janë për shkencë në fushatë e tyre, dhe politikanët bëjnë politikën, janë punë të ndara dhe të ndryshme. Këtë që drejtuesit politik të LDK-së nuk e patën të qartë, votuesit e Kosovës e patën të qartë dhe nuk i dhanë votën.

• Largësia nga vleratë burimore të LDK-së si parti institucionaliste – LDK nga parti institucionaliste që ishte nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, pas vdekjes së tij u shëndrrua në parti pretenduese intstitucionaliste. Nën drejtimin e Isa Mustafës gradualisht u shëndrrua në parti jo-institucionaliste, dhe kështu hyri në votime. Kot Isa dhe drejtuesit tjerë politik kanë ngulitur bindjen tek anëtarët e LDK-se si mashtrim se LDK është parti institucionaliste, votuesit nuk arriti t’i mashtroj, nuk e votuan. Nuk mund të jetë një subjekt politik institucionalist kur kaq shumë kontribon në ndërtimin e institucioneve jo-efikase dhe jo-funksionale sa LDK ka kontribuar në këto 10 vitet e fundit. Kjo është e qartë tek votuesit e Kosovës. Këtë zbrazëti politike të krijuar nga largimi i LDK-së si parti institucionaliste e shfrytëzoj mirë VV e cila nga një parti mohuese e institucioneve të Kosovës për pak kohë doli para votuesve si parti politike e fuqizimit të institucioneve të Kosovës, i mori votat dhe doli fituese.

• Largësia nga vleratë burimore të LDK-së si parti shtetëndërtuese – LDK nga parti shtetë-ndertuese që ishte nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, pas vdekjes së tij u shëndrrua në parti drzhavë-ndërtuese, dhe kështu hyri në votime. Kot Isa dhe drejtuesit tjerë politik kanë ngulitur bindjen tek anëtarët e LDK-se si mashtrim se LDK është parti shtetë-ndërtuese, votuesit nuk arriti t’i mashtroj, nuk e votuan. Nuk mund të jetë një subjekt politik shtetë-ndërtues kur kaq shumë kontribon në ndërtimin e drzhavës së Kosovës sa LDK ka kontribuar në këto 10 vitet e fundit. Kjo është e qartë tek votuesit e Kosovës. Këtë zbrazëti politike të krijuar nga largimi i LDK-së si parti shtetë-ndërtuese e shfrytëzoj mirë VV e cila nga një parti mohuese e shtetit të Kosovës për pak kohë doli para votuesve si parti politike e fuqizimit të shtetit të Kosovës, i mori votat dhe doli fituese.