KUSH E SHKARKOI QEVERINË E POPULLIT?

1
382
Bajram Bashota

Bajram Bashota

S’po mund ta kuptoj partinë bashkëqeverisëse, se si e minoi punën e partisë së parë, duke e akuzuar si parti anti-evropiane dhe anti-amerikane, që po punon në dam të shtetit, atë që ia thoshte opozita e organizuar.

Brenda një kohe të pakonsoliduar mirë, bëjnë puç për ta rrëxuar qeverinë dhe kryetarin e saj, që e votoi populli me shumicë votash. Kjo ishte një tradhëti ndaj partnerit qeverisës.

Ky s’ishte kuvend i punës për të mirën e popullit, por ishte një kuvendi puçit, për ta rrëxuar qeverinë më demokratike të Kosovës, që në 50 ditët e punës, akordoi punë që s’kishin punuar qeveritë e tjera me vjet të tëra.

Kordinoi aksionin për parandalimin e Pandemisë së Corona virusit, që po i kanë lakmi
edhe shtetet më të zhvilluara. U rrëzua qeveria e popullit me votimin më të poshtër të deputetëve të orkestruar, gjoja se qeveria po bën punë në kundërshtim me interesat e shtetit, duke i veshur epitetin “Qeveri anti-evropiane dhe anti-amerikane”, veprim i pa matur i opozitës dhe i partisë që bëri mocionin.

Parlamenti nuk është më i mençur se populli as partia, që bëri mocionin për shkarkim, por poulli është ai që din, don dhe vepron në kohën e duhur.

Qeveria e dorhequr nga tradhtia e kundërshtarëve politik do të jehojë gjatë në popull, do ju mban në mend këto makinacione dhe do të jetë pararojë e atdheut e shtetit të vet.


KOSOVË E TRAVAJAVE

Kosovë kalove
në rrugë me travajë
rrugë me lumej gjaku
shpeshherë t’u vu laku
heroinë ndër beteja
vigane sypatrembur
varr për çdo armik
që në qafë t’u gjuan
pa kokërr turpi
gjakatarë e lakmiqarë
po ti qëndrove stoike
krenaria jonë
tash t’u vërsul i ziu virus
i zgjëruar në pandemi
përbindëshe e njerëzimit
që ka shtri kët virus krimi
po zoti ta di besën
të ka dhuruar shpresen
ta kalosh pa vështirësi
me zemerbarfhësi e besim
në zot se s’ka tjetër veç ti
në këtë botë
ndihmona o zot
ndihmona o zot të lutem për
për kët popull të vuajtur
dje dhe sot!

1 KOMENT

  1. Qe po të kallxoj kush:

    E rrëzoi populli përmes 82 përfaqësuesve apo delegatë e të KOSOVES…

    OSE 82 delegat te popullit thane Qeveri baju… shko avullou.

    Ndersa 32 thanë jo.

    82 është numer ma i madh se 32.

    A e kuptove?

Komentet janë mbyllur.