Janë çmendur kapitenët tanë

0
385

Zymer Mehani

A thua u ngritëm në luftë duke vënë kokën nën gërshërë, që Kosova të bëhet çiflig i dikujt?!…
Ç’na duhet kjo?

U ngritëm kundër pushtuesit që të mund të marrim frymë lirisht sikurse popujt tjerë. Jemi ngritur në luftë që edhe zemrat tona të kenë guxim për të rrahur sipas dëshirës dhe të mundemi të dalim lirisht nëpër botë.

Mijëra vjet rrodhi mugëtira kobëzezë për ne shqiptarët, porse më në fund ia behu shpëtimi me triumfin ademjasharian të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që na mësoi se njeriu duhet ta dojë njeriun si vëllai vëllanë.

Gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe i martirëve do të jetë themeli për ditë me ag lirie. Ai gjak u derdh që sot edhe kasollja, edhe pallati të kenë drejtësi të njëjtë… e njeriu i ndershëm s’kujdeset vetëm për vete, por edhe për të tjerët që vijnë pas tij.

Le të shpresojmë për nipërit dhe stërnipërit tanë!