ÇUNAT E KOSOVËS – poezi satirike

0
542
Hashimi e Ramushi - koshare

Nga Tafë KUSURRIvjershë satirike

ÇUNAT E KOSOVËS

Dy çuna që i ka Kosova
Nuk i ka as bota mbarë!
Janë Hashimi e Ramushi
Me baballarët shumarë…

Besa Ramush Haradinaj
Po ta them ta kisha lakmi
Me tërë familjen tënde
Luftove si luajtë për liri.

Gjithmonë pa u përkulur
Gjyqeve qëndrove krenar
U lirove fare i pafajshēm
Me ty mburrej çdo shqiptar.

Ama, djalli nuk rri rehat
Ta mësoi një hile tjetër,
Merre Ramë këtë zanat
Siç bënin cubat e vjetër

O trimosh i Dukagjinit,
Sa e shkurt është jeta
Atje ty ku të leverdiset
Aty të mbushet kuleta

Na dole biçim i mençur
Fare pa bërë gjurulldi
Zure vend kryeministër
Me hak u fute në qeveri

Shekulli eshtë si shejtani
Korrupsioni të bëri bela…
Shumë dredhira t’i bani
T’i kurdisën disa dava…

Hashim Thaçi për një ditë
Vetëtimë erdhi nga Buroja
U bë president hiq pa pritë
Mjaltë na nxirrte nga goja…

Pak zeshkan, e kallushan
Kufinjtë i ndante me karar;
Qysh i vogël ky babaxhan
I mësuar nga i ati shumar!

E premte, 26.03.2920