Mustafa SPAHIU
1.
(Padi të pazararëve)
Pa ispatë vrermbushurit
me mëri trokisnin në porta
pushteti ka urdhëruar LKM-ja
derdhni muret bastione prore
të ngritura me plithar një metër
jo më lartë ky s’është qytetrim
brenda avllive keni artilerinë,e –
rëndë ju goditni shtetin tonë
NE!, ju hapëm shkolla në gjuhën
tuaj me tekste të përkthyera!!!
2.
(Drejtësi – mos himnizoni).
Nyjen e Gordit s’do e zgjidhni
toka nuk është vendi i juaj, jo
mos e ngrehni veten në qiell
nëpër të çara të portave mos
e shikoni policinë tonë skiç, as-
mos ecni shtigjeve me leqe kot
çka mendoni në kthesën e parë
grykave ua gjejmë tok gjurmat…
Ju kanoset tmerri dhe kërbaçi
kinse tregoni mirësi e drejtësi…
3.
(Lindjesimi – fëmijë)
Në marrëzirën hipokrite
duart lartë arsyetimeve
të pabesët s’njohin tradita;
kotilla juaj shumohet si minj
fëmijë të lindni një ose asnjë
sillu – sillu moj botë e vjetër
mbarësoheni me “In vitro”
ju shoh me binjakë dhe trenjakë
them: secili popull të shtohet
me fëmijë të shëndosh natyral.
4.
(Kufizohej – shkollimi)
Në paralelet e përziera
mësimi zhvillohej sllavisht
mos i njollosni mbiemrat
pa prapashtesat e dëlira
gjitha toponimet origjinal
kujdes pagëzimet Flamur,
Besa, Qëndresa, Shkodran,
Vlora, Jehona, Vjosa, Dardan
pamirëkuptim të ndaluar
me ligj të RS të Maqedonisë!!!
5.
(Më shiko – drejt në sy)
Fjala fyese s’është shëruese
melhem fjala i ndal rrufenat
dritën në zemër arsyen pyetne
mos u kredhni në baltën e gjallë
vakti i gjelbërimit s’do ndalje –
ne jemi të qëndresës paqesor
mendimin e zgjuar në gjumē
ta kemi si gjinsin tonë të fisit
me lisat e plisat t’i kërkojmë
burimeve të trollit thellë betohet
E premte, e shtunë,
27/28 mars 2020
Në Dardaninë Ilire