E Kosovës po i mihin varr !!!

0
912
Hej, zgjohu shqiptar

Luan Asllan DibraniShkruan Luan A. Dibrani

Ilustrimin artistik e bëri Sylë Mujaj

Fatkeqësitë e kësaj bote
Veç Kosovës i takojnë…
Ikën shekuj e ikën mote…
Edhe sot nuk dimë nga shkojmë?

Rrezikohet Qeveria në pakohë!…
Ne jemi në luftë me kolerën!!!
Në Kuvend na vidhet historia?
Edhe origjina e vendit tim?
Pa rrugë e lënë Kosovën…
I mallkojnë edhe gurtë e nëntokës
Kush me dije e tradhti !!!
Kush pa dije e budallaki !!!
Dikush i dhënë për hajni…
Të mbushura me hajdutë plot parti
Derdhin lotë krokodili me dredhi!!!
I gjenë në kafe, hotele e lukse me raki
Nën sqetull, kanë ndonjë rrospi
Shesin fytyrë, tokë e atdhe
Kosovën e dojnë lakuriq e të rrënuar?
S’duan vetëvendosje, po robëri…


Punim artistik nga autori Sylë Mujaj, burgu i Nishit

E duan shkaun prapë në votër e shtëpi
E duan armikun edhe te gratë me ju hi
Ndërrojnë flamur edhe gjini!…
Për ta rrëzuar Abinin, nga kjo qeveri
Hera e parë bashkuar në histori
Populli grusht me qeveri…
Për vetëvendosje e liri
Janë çuar n’këmbë zuzar, hajna e tradhtar
Me lenë vendin nën barbarë
Me nda Kosovën përsëri
Me e dhënë Trepçën për Serbi…
Deputet thotë jam i gjori!
Pa shkollë, e pa dijeni
Behet argat i huaj edhe pa para…
Atëherë, tash, mot e n’histori
Bythtëlëpirësa me trashëgimi…
Përmbysin popull e Qeveri
Hera e parë bashkë lidh tok për Shqipëri

Luftojnë krim e hajni
Dikush thonë se kanë frikë
N’burg Albini donë me i futë…
Hajnat, kriminelë e hajdutë
Kushtrimin e kanë lëshuar
Bini burra të gjithë s’bashku
Si të mundemi të shpëtojmë
Erdh koha me u bashkua
Edhe n’birën e miut me u futë
Fadil Hoxha kështu ka thënë
Hajdutë, kriminelë e zuzarë
Me një zë kundër Albinit si vjershë e thonë!
Është mashtrues, intrigant e diktator!
Ky na solli të luajmë horë
Ai e don Shqipërinë!
Është armik me Serbinë…
Kosovën donë me bashkua
Me Shqipërinë e Çamërinë
Çakorrin që falën me pabesi
Plavë, Guci me Maqedoni
Preshevë, Mitrovicë e Luginë
Të bashkuara nën një qiell
Me i rrezua vetëm një diell
Deputetë bythëshitur janë bashkuar

Kosovës me i nxënë diellin
Me i nxënë dritën edhe hënën
Kështu i ka mësuar baba sulltan
Flasin si rrugaçë e gjysmanalfabetë
Pa kurrë farë turpi si deputetë
Zgërdhihen e festojnë këta faqezi
Rrezuam Albinin me qeveri
Me plagë të madhe në këtë kohë
Korona virusi në ofensivë
Luftojnë bandat me marrëzi
Kur i tërë populli është brenda n’shtëpi
Deputetë me pafytyrësi
Shfrytëzojnë këtë fatkeqësi
S’ndien për Kosovë as shqiptari…
Thonë e kemi nënën Serbi
Edhe babanë në Rusi
Janë me byth n’zjarr, e në hi…

S’dinë ku janë varret e Kosovës
As ato të Çamërisë
Shkelin gjakun e burrave të Hotit…
Shkelin besën e bijve të Grudës
Thyejnë fjalën e Plavë-Gucisë
Shkelin burrërinë e Hasan Prishtinës
Kush të del i pari në bajrakun e tradhtisë.
Shkelin luftë e gjak të Ademit
Jargaviten për atdhe, nuk kanë din e as fe
Po ku je, or Skënderbe
Pse luftove për këta vampirë
Qe t’shesin e t’masakrojnë
Ty bashkë me Ismail Qemal Benë
Isë Boletinin e Bajram Currin
Ju përdhosin për Serbinë
Ju gjakosin për Rusinë
Ngutnu, o burra zgjohuni prej varrit
Jepni ndihmë Albinit e popullit
Nga këta “shqiptarë“, he ju thefshin krahët
Ejani shpëtoni Shqipëri, Kosovë e Çamëri
Sa s’na morri lumi nga këta t’mjerë
Disa janë serbë, bullgarë e të huaj
Disa thonë janë shqiptarë?
Iu shkojnë mbrapa si zagarë…
E Kosovës po i mihin varr!!!

( Poemë satirike – Letërsi ) Datë 28.03.2020 Shtutgard.