Në Vjenë, këngët e Cecës dhe pak spektatorë (shqiptarë) në sallë…!

0
626
Ceca

Skënder Karaçica Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Shënuar kalimthi

Në TV Klan (Emisioni “Oksigjen”) me producent Besim Dina dhe mysafir këngëtari i njohur Afrim Muçiqi.

Ndonëse në rrjedhën e epidemisë virusi Korona dhe mbledhja e mocionit për qeverinë Kurti në kuvendin e Kosovës, ishte tema bosht e takimit në studion e këtij emsioni pa publikun.

Sikundër dhe shumë qytetarë, dhe këngëtari Afrim Muçiqi ishte zhgënjyer shumë më mënyrë se si i zhvilloi punimet seanca epër mocionin kur edhe u shkarkua qeveria Albin Kurti.

Duke folur për rrugëtimin e estradës së këngës së bukur shqiptare, Afrim Muçiqi shpaloj shumë kujtime kur në sajë të këngës dhe në koncertet tona nëpër Evropë, shumë të rinj shqiptarë u fejuan dhe u martuan dhe sot kanë familjen e tyre, tha këngëtari Muçiqi.

Mirëpo, në bisdën e tij ai e përmndi një të dhënë rrënqethse kur në Vjenë, kur dikur mbushej salla e koncerteve tona, në një koncert me kujtohet, rrëfente me shqetësim se po në qytetin e Vjenës kishin ardhur fare pak spektatorë shqiptarë dhe kur i kam pyetur organizatorin se çfarë është kjo, kam marrë përgjigjen më të shëmtuar në jetën time:

– Në Vjenë kishte ardhur të këndoj këngëtarja serbe nga Beogradi, Ceca dhe një numër spektatorësh kishin shkuar në koncertin e këngëtarës me këngët nacionaliste kundër shqiptarëve dhe të Kosovës, tha ndër të tjera në emsionin “Oksigjen” këngëtari Afrim Muçiqi.

Në këto vite, estrada shqiptare bëri aq sa ka mundur për të ruajtur vlerat tona të identitetit kombëtar në vendet e Evropës dhe në Amerikë!

Çikago, 28 mars të motit 2020