Mocioni kundër Qeverisë Kurti i ngjashëm me ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës nga Sllobodan Millosheviqi!

1
539
Albin Kurti - bie qeveria

Luan Asllan DibraniShkruan Asllan Dibrani

Rrëzimi i një Qeverie në pakohë dhe parametrat qe i paraprinë kësaj iniciative, në gjendje emergjente dhe pa arsye të bazuara, nuk është thjeshtë rrëzim i Qeverisë Kurti, por bëhet fjalë për përmbysje të pushtetit që është shumë e afërt me grusht-shtetin për të krijuar një gjendje te jashtëzakonshme me porositësit e armiqve te jashtëm, sipas planeve serbo-sllave!

– Këtë gjendje si alarm te keq e panë edhe forca ndërkombëtare, nga qe edhe reaguan me thirrje, letra dhe mesazhe dhe përkundër thirrjeve nga Ambasadorët e Kuintit në Kosovë, të disa deputetëve të Parlamentit zviceran, mikeshës së shqiptarëve, Zonjës Doris Pak, Bashkimit Evropian, disa deputetëve të Bundestagut Gjerman, Berlinit dhe Parisit dhe të shumë faktorëve tjerë relevant të politikës ndërkombëtare dhe kërkesave të brendshme, për tërheqjen e Mocionit, prapë se prapë hienat me një arrogance dhe një fjalor vulgar mbështeten dhe nënshkruan mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, nga e cila shumë i ngjason më atë të 23 Marsit të vitit 1989, nën rrethimin policor e ushtarak serbo-jugosllav qe e rrethuan Parlamentin e Kosovës dhe imponuan ndërrimin e Kushtetutës dhe rrënimin e asaj Autonomie që posedonte.

Kryetari i KE të Prishtinës Isa Mustafa (i dyti nga e majta) – në një mbledhje të dhomave të Kuvendit të Prishtinës, në vitin 1986, argat i Serbisë, atëherë, tash, por edhe nesër, do te jete njeriu ma i urryer ne Kosove dhe turpi ndaj Kosovës.

Nga kjo rezulton se vota për përmbysjen e Qeverisë, ishte votuar nga profiterët e luftës, krimin e organizuar dhe korrupsionin, ndarje e Kosovës ikjes nga arrestimi qe i pret me rastin vjedhjeve dhe falimentimin e shtetit. Ata paratë e vjedhura nga populli, sot janë bërë milioner duke i kursyer paratë si në Zvicër, Shqipëri, Amerike, Rusi e deri në Dubaj etj.

Albin Kurti duket e humbi qeverinë, por e fitoj pushtetin me mbi 82% mbi Kosovën !!!

Ky veprim sinjalizon se është organizuar dhe orkestruar paraprakisht prapa skenave për pazare dhe interesa personale dhe për t’iu ikur përgjegjësive para organeve të drejtësisë, që i presin te apostrofuarit.

Prandaj, rrëzimi i Qeverise Kurti nga 82 deputet të korruptuar, hajna, rrugaçe dhe gjysmanalfabet po zgërdhihen nga gëzimi, por zgjuarsia e Albin Kurtit, duket se e humbi qeverinë, por e fitoj pushtetin me 82% mbi Kosovë dhe ky gaz i tanishëm do tu dal me vaj ma vonë.

Ndërsa ata qe ishin kundër, kanë votuar për një qeverisje ndryshe, për luftë kundër korupcionit, nepotizmit, servilizmit, për ta mbrojtur Kosovën nga bandat e shfaqura ne Kuvendin e Kosovës!

– A ishte edhe Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, e cila ka cilësuar të pafalshme veprimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me turpin qe e bënë duke i dhënë frymë te keqës dhe përkrahje qe të vidhet dhe te shkatërrohet Kosova edhe ma tutje?!…

Mirëpo çdo e keqe e sjell një të mirë. E keqja është përmbysja e Qeverisë, kurse e mira mund të vijë në të ardhme, kur në vazhdimin qeverisë Kurti vazhdohet zbulimi i veprave penale si në vrasje, krime ekonomike dhe arrestimi i aktorëve me paraqitje pran drejtësisë sa me pare.

E mira nga e keqja vjen se, sido qe te sillen 82%-deshi i deputeteve të Kosovës, nga krahu i mocionit, janë te përmbytur nga ana e zotit Kurti, po edhe sikur te shkohet ne zgjedhje të reja, fitorja është e zotit Kurti, me pak ndihme qe pritet ti vijnë nga zonja më e votuar e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me intelektualët e rijnë të LDK-ës, qe pritet ta largojnë stafin e pleqve, ose ta formoj një parti tjetër, po ashtu me emrin e njëjtë LDK.

– T’ju sjelli ndërmend këtyre partizanëve shqipfolës të shërbime të huaja, marsin e vitit 1989, presidenti serb Slobodan Millosheviq qe hartoi një kushtetutë të re duke filluar fushatën e tij nacionaliste për të krijuar një “Serbi të Madhe” e te cilën, ju sot jeni në shërbimin e saj.

Krejt fushatën kundër Kosovës, e filloi me serbët në Fushë-Kosovës, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kriminelit, Sllobodan Miloseviqit.

Me 23 Mars 1989, Kuvendi i Kosovës votoi për të pranuar amendamentet e propozuara dhe pesë ditë më vonë, Kuvendi i Serbisë miratoi ndryshimet kushtetuese duke hequr në mënyrë efektive autonominë e fituar në vitin 1974. Millosheviq e vazhdonte më tej nacionalizmin serb, i cili përfundimisht çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe luftërat pasuese të viteve 1990 me gjakderdhje ne te gjitha ish republikat jugosllave.

A tua se ky suspendim i Qeverise popullore ne krye me Albin Kurtin nuk i ngjason asaj kohe ?… A thua këta gjysmanalfabet deputetesh nuk po e dinë se këtu, po përgatitet vendi edhe për luftë civile sipas skenarit qe i keni bërë Kosovës ?!…

Po ju paraqesim dy fotografi të kuvendit te Kosovës me një kohe ndryshimi, atë të para 30 vjetësh, më 23 të vitit 1989, nën rrethimin policor e ushtarak të Parlamentit të Kosovës ku u imponua votimi me ç’ka Kosova humbi autonominë e saj nga dhuna dhe regjimi serb. Këtu ngjitas keni fotografinë e “Parlamentit të Kosovës pas 30 vjetësh me rastin e Mocionit për ta rrezuar qeverinë Kurti”, nga mercenar dhe njerëz me apetite për ta ndarë Kosovën?!…

A s’ju vjen turp ju deputet të mocionit qe para 30 vjetësh me 28 mars 1989, në Beograd festohej me pompozitet shfuqizimi i autonomisë së Kosovës dhe shpallej “unifikimit” të Serbisë, sikurse ju qe po zgërdhiheni e po festoni neper media e darka ne mes veti për rrëzimin e Qeverise Kurti?

Miqësia shqiptare nuk ka lindur me SHBA-të përmes Grenellit as përmes Zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, madje as përmes presidentit aktual Trump, ajo ka qene është dhe do te jetë për gjithmonë.

Ndërsa në Kosovë vazhdonte edhe më tej torturimi, burgosja dhe vrasja e shqiptarëve, të cilët atëbotë manifestonin në mënyrë paqësore kundër shfuqizimit te të drejtave të tyre nga regjimi neofashist i Milosheviqit. A tha se ju jeni tu e sjell Kosovën në një kolaps të ngjashëm me derdh gjak, serish në rezistencë për ta mbrojt Kosovën sot nga ju, jo nga Beogradi, por nga shqiptaret e karrigeve, shqiptaret cuba, shqiptarët e krimeve, hajnive, shqiptarëve të shitur dhe të korruptuar, po qoftë edhe përmes një Grenelli amerikan…

Miqësia shqiptare nuk ka lindur me SHBA-të përmes Grenellit as përmes Zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, madje as përmes presidentit aktual Trump, nëse qenkan ne atë pozicion për ta dëmtuar Kosovën, gjë qe kjo mund te jetë si “justifikim” i aktoreve të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti!

Deputet te mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, a nuk ju vjen keq pas 30 vjetësh te vitit 1988, dhe në fillim të vitit 1989 nga greva e minatorëve dhe e studentëve shqiptarë nga data 19 deri me 29 shkurt 1989, shënuan kulmin e një rezistence të fuqishme kundër fushatës shoviniste të Milosheviqit për rrënimin e autonomisë së Kosovës, ju sot i rrënuat dhe po i bëheni argat prapë ish pushtuesve? Turp për ju, turp për familjet e juaj, turp për fëmijët e juaj, qe i keni fut në rreshtin e tradhtareve shekullor kundër kombit shqiptar…

1 KOMENT

  1. Asllan… ti jeton ne Zvicër 36 vite… kallxona çka ka në Zvicer, per KS VEQ pallavra je tu folë.

Komentet janë mbyllur.