Shqiptarë të Kosovës, tradhtarët e dëshirojnë vdekjen tuaj, ndalojini!

0
449
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

“Çka është turpi për rezilin?” – thotë gjyshi im. Rezilët e kuptojnë vetëm shkopin prapanicës, ata tallen me fjalët tona. Popullata e Kosovës, ata që i simpatizojnë dhe i votojnë këta kalbësira, janë bashkëfajtorë për humnerën të cilën vazhdojnë ta gërmihin për veten dhe familjen e vet, sepse fatin e vet ua kanë lënë në dorë mafiozëve dhe tradhtarëve më të fëlliqtë që kombet tjera botërore asnjëherë nuk e kanë përjetuar në historitë e tyre.

* * *

Shqipëria, Kosova; Maqedonia dhe trojet tjera shqiptare nën okupim, po përballen me një rrezik që ne vetëm e dimë nga filmat fantastikë shkencorë, i gjithë vendi është në karantinë dhe ne po mësojmë të jetojmë me të. Ne nuk jemi vetëm në këtë, virusi i tmerrshëm mikroskopik ka gjymtuar botën. Thuhet se fati i uron të përgatiturit, por askush nuk ishte i përgatitur për një sulm të tillë. Sidomos jo shqiptarët e Kosovës, që sulmohen dyfish, edhe nga virusi i kriminelëve pleq shqipfolës, që kanë kapur shtetin pas “çlirimit” në vitin 1999.

* * *

Armiku i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj, manipuloj, t`ju konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.

Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.

* * *

Ne kemi arritur në një pikë dramatike ku duhet të pyesim veten: Çfarë i shtyu këta tradhtarë (emrat e tyre i dini i vet) të arrijnë një fazë në mendjen e tyre për t`i shpallur luftë kombit shqiptar, ku i gjithë mendimi racional zhduket, dhe si u bënë këta përbindësh aq shumë të fëlliqtë?

* * *

Mjaft është mjaftë. Është koha që këta kriminelë të përhershëm, patjetër të arrestohen menjëherë dhe të dënohen rëndë për veprat e rënda kriminale: Korrupsion, Vrasjen e Kundërshtarëve Politik, veprimtari në Krimin e Organizuar, Tradhti Kombëtare, Tradhti ndaj Vendit – sipas Ligjit të Luftës. Kjo për arsye sepse murtaja zezë, korona, mund t`i vrase të gjithë shqiptarët e trojeve, përfshirë ata të Kosovës, nëse virusi nuk luftohet bashkarish.

Ndërkohë që, dylberët e çetnikëve, për të shpëtuar prapanicën e vet të fëlliqtë dhe vazhdimin e kriminalitetit 20 vjeçar, në bashkëpunim me sivëllezërit e vet serb, e rrëzuan qeverinë legale (brezin e ri patriotik) pas 50 ditë punë të suksesshme. Pikërisht në këto çaste tmerri, realizuan planin rus-serb të çelin probleme tjera për të zhdukur përfundimisht Kosovën duke ia dhuruar Serbisë.

* * *

Të gjithë ata partiak të tyre që nuk reagojnë, por i mbështesin apo heshtin ndaj veprave të tyre kriminele, në këto çaste më dramatike ku gjithë bota lufton së bashku me mish e shpirt nga murtaja e zezë, gjithashtu kualifikohen si tradhtarë dhe kriminelë, sepse përveç tjerash, rrezikojnë më tepër popullatën pikërisht në këto kohëra të tmerrshme vdekjeprurëse nga virusi që është duke e tronditur të gjithë botën.

Nga njëra anë, dërgohet një sinjal që “drejtuesit” (dëmtuesit) e shtetit të Kosovës (dhe jo vetëm), gjithashtu do të merren në përgjegjësi për veprimet e tyre joligjore-kriminele. Ajo që mund të shpresojmë, sidoqoftë, është se të jesh diktator nuk do të thotë mosndëshkim. Të gjithë ata që janë përgjegjës për krimin kundër kombit dhe vendit, duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen sa më ashpër sipas Ligjit të Vendit.