Gjithmonë ka një Auschwitz, që sillet rreth nesh

0
1172
Auschwitz

Kjara Pepushaj Shkruan Kjara Pepushaj, BalkansNews.net27 Mars 2020

Sa here përmedim ‘Auschwitz’ na kujtohet kampi famëkeq i përqendrimit në Poloni, ku janë vrarë rreth 1.1 milion hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore e Holokaustit.

Primo Levi, një shkrimtar italian me origjinë hebreje, ishte njëri prej deshmive, që përjetoi tmerrin e pafund të kampit të shfarosjes në Auschwitz.

Shprehja e tij “lapidar” se Auschwitz nuk është jashtë nesh, por rreth nesh, ka udhëtuar nëpër mëndjet e mënçura të kësaj bote deri sot e prapë do ketë rrugë të gjatë, sa kohë njerëzimi nuk gjen paqe.

Një i çmëndur që do gllabëronte botën Adolf Hitler, emri i të cilit jeton nëpër libra e histori si kriminel i njerëzimit ushqeu me forcë paragjykimin stereotipik me përqendim tek mendimi se hebrenjtë janë qenie të ulëta shoqërore dhe duheshin zhdukur.

Hebrenjtë inferior në krahasim me veten (superiorë)?

Për kohën funksionoi, për kohën bëri kërdinë, për kohën ndezi “vullkane” lufte e tmerri.
Dekada më vonë Primo Levi thotë se murtaja ka kaluar, por infeksioni është mes nesh.

Dhe po, botën sot e mbërtheu një “infeksion”, një infeksion i shumë folur nga formate çmendurie e deri në formate shume të thjeshta, si një sëmundje stine, qe erdhi pas miliona vitesh për herë të parë këtej…

Dhe s’di se pse, por ndoshta është momenti i shkencës të flasë se përse të ngjan ty që ke lindur në shekullin e ri, se Auschwitz-i është simbolikë e gjithë kësaj murtaje.

Ndoshta shpjegimi nuk ndodhet jashtë nesh, por është rreth nesh e ditë për ditë thellohet duke sjellë pasoja mjaft të rënda mbi “viktimat” e piketuara apo edhe të lira nëpër monopatet e kësaj toke…

Tashmë, njerëzit e kësaj “ngastre” toke, kanë marrë ‘infeksion’, të cilin zor se e kalojnë në një të ardhme të shpejtë.

Nëse ne vendosim të shohim gjërat nga këndvështrimi i të fortit, nuk do jemi në gjendje të shohim realitetin e botës tjetër. Se ka shumë botë, apo jo? E vetë ju të rriturit e keni thënë, apo jo?

Të gjithë mund ta lidhim këtë me diçka që na ka bërë, të paktën për një çast, të ndihemi inferiorë. Duke kujtuar këtë çast mund edhe të mërzitemi.

Po hebrenjtë?

Ata kanë kaluar, në sytë e të pangishmit Hitler, ato që kanë “merituar”, duke qenë qenie inferiore. E ana e dëmtuar gjithmonë ka qenë e paqtë, punëtore, kreative përballë sferave të errëta.

Në ato sfera e keqja nuk mund të gjejë kurrmë gjenerim, por gjithsesi mbetet një embrion ‘sëmundje’, ‘infeksion’…

Po kjo që bota po kalon sot, ç’është?!

Po, është infeksion, sëmundje, coronavirus i thonë, jo Auschwitz, por gjithsesi është “mortajë” që po mbyt njerëzimin.

Edhe kjo nuk vjen nga jashtë nesh, edhe kjo sillet po rreth nesh. Me të vetmin ndryshim. Nuk shënjestron hebrenjtë, por ende me “paragjykim”, shënjestron të moshuarit, të dobëtit. Të moshuarit në fakt e bënë botën e deritashme, të sëmurët janë brenda nesh dhe kemi detyrime t’u shërbejme, se të tillë mundeshim të qëllonim secili prej nesh.

E ndeshja me sëmundjen duket e habitshme, të gjithë bëjnë sikur kanë frikë e të gjithë të “fortët” ngushëllojnë të dobëtit dhe marrin përsipër sheshimin e terrorit e minimizimin e efekteve të tmerrshme, fatkeqësisht duke përcjellë përditë mijëra të “dobët” për në botën tjetër.

Mos ka edhe sot superiorë e inferiorë?!

Do të ketë gjithmonë, thotë dikush.

Po, por jeta është me të njëjtën vlerë dhe do dua t’ju kujtoj sërish atë që thamë në nisje të shkrimit, paragjykimin steriotip të një diktatori si Hitleri ndaj njërit ndër kombet e nderuara të kësaj bote, hebrenjve.

Ku janë sot persekutorë e viktima? Shkuan në të njëjtin vend, njëra palë e urryer, tjetra e nderuar.

Mbase edhe kjo “sëmundja”, që njerëzimi po kalon këto lohë, do i ndërgjegjësojë njerëzit pas kalimit të pandemisë.

Por bota nuk ka kohë të presë me dekada, pasi është njeriu vetë ai që do të vendosë ‘rregullat’, rregullat e paqes e të përplasjeve, rregullat e sjelljes e te “çmedurive”, pasi gjithmonë do të ketë një Auschwitz, që sillet rreth nesh!