Dr. Nail Draga
Alija Izetbegoviq, ARRATISJA IME NË LIRI (Shënime nga burgu), Tiranë, 2016
Prezantimi i çdo libri të një autori të huaj i përkthyer në gjuhën shqipe paraqet moment të veçantë për opinionin lexues. Nuk ka dilemë së sfidat e para në këtë aspekt i ka përjetuar përkthyesi i librit, sepse është dashur angazhim serioz për të arritur qellimin e dëshiruar, sepse kemi të bëjmë më një libër të veçantë për nga qasja dhe përmbajtja. Fjala është për librin e Alija Izetbegoviqit “Arratisja e ime në liri”(Shënime nga burgu), përkthyer nga Ismail Dizdari.
Ngjarjet e trajtuara në këtë botim kanë të bëjnë me një kohe të kufizuar, përkatësisht me kohën kur autori i librit ka qenë i burgosur politik. Kemi të bëjmë me vitët e fundit të ekzistimit të sistemit socialist në shtetin e ish Jugosllavisë(1983-1989). Në këtë kohë sipas të dhënave të verifikuara në ish Jugosllavi pas vitit 1981, në kategorinë e të burgosurve politikë në vendin e parë ishin shqiptarët, ndonëse ka pasur edhe nga popujt tjerë, ku si rast tipik është Alija Izetbegoviqi, shkrimtari, teologu, intelektuali dhe veprimtrai i njohur i çështjës kombëtare boshnjake.
Rilindja e vetdijës kombëtare boshnjake
Libri është konceptuar në gjashtë pjesë duke prezantuar meditime dhe analiza që janë shënime nga burgu, me qasje shumëdimensionale shoqërore dhe shkencore. Të gjithë ata të cilët do ta lexojnë këtë botim, do të befasohen me erudicionin e autorit, i cili ka lexuar libra, gazeta e revista të ndryshme nga gama e gjerë botimesh si rrallë kush në kohën e tij. Autori nuk qendron statik po ofron analiza edhe komente për çështjet e lexuara dhe të prezantuara, duke dhënë vlerësime të qendrueshme për kohën dhe në të ardhmën.
Pra, kemi të bëjmë me një person vizionar, ku shumë çka ai arriti ti përjetojë përsonalisht, sikurse ishte shëmbja e sistemit socialist, përkatësisht falimentimi i ideologjisë komuniste. Dhe nga një pasojë e tillë ndodhi dezintegrimi gjegjësisht shkatërrimi i ish Jugosllavisë, si shtet heterogjen më përbërje kombëtare, në sajë të luftërave pushtuese nga politika neofashiste serbe. Kujtojmë luftërat në Kroaci e Bosnjë Hercegovinë(1992-1995) ku edhe autori i librit ka qenë pjesëmarrës aktiv si në raportët luftarake por edhe ata politike.
Me këtë rast e them pa hezitim se Alija Izetbegoviqi ka meritë të jashtëzakonshme në rilindjen e vetëdijës kombëtare të popullit boshnjak që në të kaluarën iu ishte mohuar identiteti kombëtar, por duke iu pranuar ai fetar, që ishte rast unikat për barazimin e përkatësisë kombëtare me ate fetare, në saj të politikës perfide antiboshnjake të pushtetit jugosllav. Por, në rrethana të reja në pluralizëm në vitin 1993, në sajë të angazhimit të botës akademike e intelektualëve boshnjak, u realizu ligjërisht zyrtarizim i gjuhës boshnjake si dëshmi e identitetit kombëtar që ka qenë e mohuar në sistemin monist, në sajë të politikës asimiluese të ideologjisë komuniste në ish Jugosllavi.
Pasojat nga ideologjia e kohës
Duke lexuar këtë libër nuk ka dilemë së përshtypje të veçantë të lexuesi paraqet aspekti ideologjik, duke trajtuar në detaje shumë çështje që kanë të bëjnë me nazizmin dhe komunizmin, të cilat autori i trajton në shumë aspekte. Ishin këto ideologji që i sollën fatkeqësi të mëdha njërëzimit, ku pësuan miliona viktima të pafajshme. Nëse nazizmi ishte e keqa e madhe e pritur, për komunizmin është menduar e kundërta, por praktika dëshmoj të kundërtën sepse me krimet ndaj popujve në vendet e tyre ia tejkaluan nazizmit, ku viktimat më miliona e dëshmojnë një konstatim të tillë, në të gjitha vendet e ish kampit socialist.
Në këtë aspekt përjashtim nuk bën as Shqipëria, ku në sajë të ideologjisë komuniste shqiptarët e pësuan në shumë aspekte ku veçoj dëformimin antropolgjik e me këtë edhe të ADN-së më pasoja për të tashmën dhe të ardhmën si rast i veçantë në ish kampin socialist.
Refuzoj nënshkrimin e lutjës për falje
Duke lexuar këtë botim me vlera shumëdimensionale, autori paraqet në miniaturë pjesë nga biografia e tij. Në këtë aspekt dua të ceki qendrimin e tij parimor dhe karakterin e një personi idealist, që rrallë kemi pasur rast të dëgjojmë. Fjala është për refuzimin e tij për të nënshkruar një kërkesë për falje të denimit të burgut, duke vazhduar të qendrojë në burg, i vetëdijshëm se ka qenë denim i pa merituar me prapavi ekskluzive politike, ndaj një personi i cili mbronte me idealizëm e pasion intelektual pikëpamjet e tia fetare, politike e kombëtare.
Shqiptari nga Ulqini shoku më i mirë në burg
Në një intervistë të botuar disa vite pasi ka dalë nga burgu, në pyetjen e se cili ka qenë shoku më i mirë i juaji në burg, ai është përgjigjur, së ka qenë ulqinaku Fuad Gorana, ku së bashku kanë qenë tre vite në burgun e Foçës. Sa për informim dua të them së F.Gorana, ishte i denuar në një proces i montuar gjyqësor me prapavi politike gjatë kohës sa ka qenë në shërbimin ushtarak. Për ndryshe ai ishte shok i klasës dhe i gjeneratës sime në gjimnazin e Ulqinit.
Në piedestalin e personalitetëve kombëtare
Duke lexuar këtë libër, del qartë së kemi të bëjmë me një personalitet të rrallë i cili ishte jurist, shkrimtar, studiues, filozof, intelektual, teolog, politikan e sidomos veprimtar i çështjes kombëtare boshnjake duke qenë model për kohën kur ka jetuar dhe vepruar.
Angazhimi i drejtpërdrejtë në politikë pas miratimit të pluralizmit dhe me pas në luftë për mbrojtjën e identitetit boshnjak dhe të Bosnjë Hercegovinës si shtet i pavarur mbesin merita të përjetshme, duke sakrifikuar çdo gjë për identitetin dhe lirinë e popullit boshnjak. Si i tillë A.Izetbegoviqi(1925-2003) me jetën dhe veprimtarinë e tij bën pjesë në piedestalin e personalitetëve më të mëdha kombëtare boshnjake në Bosnjë e Hercegovinë, duke mbetur model për kohën e tij dhe brezat që do të vijnë më pas.
(Lexuar më rastin e përurimit në Shkodër, më 22 shkurt 2020)