MOCIONI – DILEMË E DEPUTETËVE TË LDK-së

0
373
Vjosa Osmani - Beso

– Mendësi bolshevike edhe nga tempulli i demokracisë – Gjermania!

IDRIZ ZEQIRAJ

Shkrimi “Kërkohet përjashtimi i Vjosa Osmanit dhe të tjerëve që janë kundër daljes nga Qeveria“, me autor Fatmir Bajraj, i botuar në portalin e Kombëtarës “Bota Sot”, më 19 mars, më befasoj skajshëm, sepse bëhej nga një publicist, i angazhuar dhe serioz.

Brenda shkrimit ka kundërthënie vetëdemantuese, në raportin e lirisë së shprehjes, mendimit, garancisë të mos gjykimit. Dhe po aty bëhet thirrje për ndëshkim e linçim, të atyre që mendojnë ndryshe nga Shefi dhe klani që e rrethon dhe e mbështetë, edhe pse të vetëdijshëm që bëjnë numrat hipokrizisht, përkundër vullnetit të tyre.

Citojmë artikullshkruesin Bajraj: “Në LDK mendimi dhe votimi ndryshe, është i lirë dhe i garantuar, për çfarë nuk ndiqet, nuk sanksionohet, nuk gjykohet dhe as nuk ndihet inferior asnjë LDK-ist…

Realiteti ka provuar të kundërtën. Pas shuarjes të kryezotit Rugovë, LDK-ja, më saktë, klanorët e saj, kanë anashkaluar, shpërfillur e larguar, pa zhurmë fare, kuadro të dëshmuar ndër vite e dekada, pikërisht, ata që nuk u pajtuan me braktisjen totale të frymës rugoviane në parti.

Më tej autori Bajraj thotë se “…përpjekja për ta sfiduar vendimin e shumicës, është sabotim dhe diversion anti-demokratik. Ata të cilët nuk përfillin vendimin e shumicës, janë kolonë e pestë!

Votimi “demokratik” në LDK-e, votimi aklamativ, me ngritje dore, pra, jo i fshehtë, përjashtimi i debatit, mungesa e konkurrencës, ka degraduar e degjeneruar, tërësisht, procesin zgjedhor, përzgjedhjen demokratike.

Shumica aktuale në LDK, në politikë quhet “diktatura e numrave“, sepse klani ka përjashtuar votën e fshehtë demokratike, duke e zëvendësuar me aklamacionin bolshevik e aplauzativ! Mos, vallë, shumica e numrave të deputetëve të LDK-së, në votimin e “Demarkacionit“, ishte reale?! A ishte, vërtet, shumica e deputetëve të LDK-së, për ta votuar Hashimin-president, ndërkohë që Presidenti Rugovë kishte lënë porosinë-amanet, që Hashimi të mos bëhet as kryeministër dhe as president, sepse është i dëmshëm për Kosovën?!! Dhe, kjo ishte në vartësi të LDK-së. Shkelja e këtij amaneti është mallkim i përjetshëm për klanorët.

Nga dje, në LDK duhet të ndahet shapi nga sheqeri, pra kolona e pestë, duhet ta marrin tagrin meritor, atë të marionetave të filtruara e të penetruara, për dobi dhe llogari të qarqeve dhe agjenturave anti-LDK dhe anti-Kosovë“, – shkreton autori Fatmir Bajraj!
Krejt atificialisht dhe pa sjellur asnjë argument bindës, shton dozën e akuzave, për Vjosën, Lumirin me kolegë, duke i futur në labirinthet e konspiracionit, edhe pse ata mendimin ndryshe e japin në strukturat më të larta të partisë dhe në media publike, ashtu siç veprohet në botën e mirëfilltë demokratike. Ia kujtojmë autorit se është pikërisht Vjosa e Lumiri me shokë, që i kanë sjellur shumë mijëra vota LDK-së dhe se janë, absolutisht, shumë më të ligjshëm se sa disa nga butakët në Kryesinë Qendrore.

Vërtet, kryetari Isa Mustafa emëroi anëtarë të rinj në Këshillin e Përgjithshëm, duke shtuar numrin për 20 sish, pa i hequr të vjetërit. Edhe emërimi i kandidatëve për deputetë, ishte përzgjedhje e duhur. Por, Kryesia e LDK-së, e koracuar fort, nuk u prekë! Edhe shtimi me 10 anëtarë të tjerë, nuk kënaqi anëtarësinë. Si përfaqësues të një brezi, tashmë, të dëshmuar për aftësi e parimësi, po përmend vetëm njërin nga ata, akademik Frashër Demaj, që pritej të listohej në Kryesi, por, kjo nuk ndodhi! Megjithatë, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kryesia e LDK-së, nuk u provuan me votë të fshehtë. Pra, ata nuk u zgjodhën, por, u emëruan. Dhe, nga strukturat e LDK-së gëzojnë legjimitet vetëm kryetarët e komunave dhe deputetët.

Rrjedhimisht, Kryesia e LDK-së nuk gëzon besimin e anëtarësisë. Pazari konspirativ i koalicionit me PDK-në dhe zgjedhja e Hashimit-president ka rrënuar besueshmërinë. Çka pas Mocionit? Nuk ka alternativë, përveç puthjes me partitë-banda të PAN-it. Për klanin, brenda Kryesisë, kjo nuk përbën dilemë, sepse në qarshi flitet për ca lidhje të pista biznesore. “Ku ka zë, nuk është pa gjë“, – thotë urtësia!