LDK-ja e kreu punën, tjetërkush e rrëzoi Qeverinë Kurti

1
319
Gjergj Kabashi

Gjergj Kabashi, Revista Drini26 Mars 2020

A vërejtët që Dje gjat’ gjithë ditës deputetët e PDK-së ishin të tërhequr dhe nuk u shqyen duke folur me lidhje e pa lidhje, ashtu siç dijnë ata? As për “anti-amerikanizmin” e Albin Kurtit nuk folën aq shumë. Për “anti-amerikanizmin” e Kurtit foli vetëm Memli Milazim Panislamik Krasniqi, – babai i të cilit vazhdon të mbetët tejet i shqetësuar për fatin e keq të Ujgurëve-mysliman në Kinë, por mendimet e tij nuk i merr seriozisht asnjë Shqiptar/e!

Natyrisht që ata nuk kishin nevojë të flisnin fare, pasi në vend të tyre fliste LDK-ja “e tyre”! Ajo gjithmonë e ka pasur “Kalin e Trojës” brenda. Nuk ka mbetë armik që si ka flejt në barkun e saj të madh, i hudhur si në “thesin e magjupes!”, siç thonë në Dukagjin. As PDK, pas luftës, nuk i mbeti mangut. Tashmë PDK arriti që ta rrëzonte Qeverinë Kurti, me kuadrot që i kanë brenda LDK-së, të cilët shtiren se e përfaqësojnë frymën dhe “filozofinë rugoviste”.

Shih ti, “partia e akademikëve”, vazhdon të udhëhiqet nga një kuadër i ish LKJ, LKS e LKK-së?!

Të udhëhiqet nga një kuadër që është fshehtësi publike se si me urti të jashtëzakonshme vodhi mjetet e “3 për qindshit”, para që mërgata shqiptare në botë i ka ndarë nga kafshata e gojës për ta mbajtur popullin dhe sistemin paralel të gjallë në Kosovën e paraluftës.

Ata që edhe në fund të marsit 2020, vazhdojnë të jenë NAIV, do të thotë viktima të mungesës së përvojës jetësore, ua tregoj shembullin tim personal për pësimin prej goditjes së një dore të fshehtë, që “ti” mendon se është dora e atij që e ke përball e që “po ngatërrohet me ty”, por në të vërtetë është dora që godet pas tij, për t’ia lënë fajin atij. Që për shembull “une” pa pritur, kujtuar e pa menduar fare, ti godas “turinjve” LDK-istët!

Siç kam shkruar në librin tim Rilindja – Përkushtim e Trishtim, (737 faqe, ribotim i plotësuar i vitit 2018), ku në njëqind faqe e pëshkruaj metodën tejet perfide të vrasjes së mikut e kolegut tim Xhemajl Mustafa, dikush nga “maja e majes” së atyre “të luftës”, kishte arritur që ta mashtronte keq gjithë “shtabin propagandistik-publicistiko-policor” të LDK-së, për të ma ndërsyer mua këtu ku kisha ardhur pas luftës, duke më shkruar në mënyra djallëzore e provokative UDB-eske, që nga 17 nëntori e deri më 23 nëntor të vitit 2000, pra deri në pasditën kur e vranë Xhemajl Mustafën.

Për fat të keq në mesin e të tjerëve që kishin arritur t’i mashtronin, kishin arritur ta mashtronin edhe mikun e kolegun tim të përjetshëm, Xhemajl Mustafën, të cilin mizorët e vranë në fund. Më 23 Nëntor të vitit 2000.

Kush e vrau Xhemën?

E vrau BIA shqipfolëse, për t’ia lënë një sherr të madh Kosovës dhe për t’i shanatazhuar e mbajtur të lidhura për interesa të huaja antishqiptare shumë “koka partishë”, siç vazhdojnë ti mbajnë.

Për këto që i rithem, kam pritur ballafaqim me ata që më provokuan, që mbi njëzet vite e më shumë. Por në shtetin ku në krye e ke të ngulur dhunshëm Hashim Thaçin apo Isa Mustafën, të korruptuarit e shantazhuarit e PDK-së e të ca partizave të tjera, nuk pritet ndonjë gjë e mirë për vendin.

Nuk kam shpresuar aq shumë nga VV, por gjithnjë e kam krahasuar me të tjerët dhe kam ardhur në përfundim se me të mirat e të këqijat e saj mund të vlerësohej si një parti e pakorruptuar dhe si e tillë edhe e pashantazhuar. Partitë dhe njerëzit e politikës duhet të jenë të pakorruptuar e të pashantazhuar, si e vetmja mundësi e ecjes përpara.

Mirëpo më 25 mars 2020, Qeveria Albin Kurtit ra nga goditjet e LDK-së, që në të vërtetë ishin goditjet e PDK-së apo thënë më sakt: Nga goditja e Serbisë që i do njerëzit “e vet” në shtetin tonë, pasi ajo nuk mjaftohet vetëm me Lista Serbe, që e dirogjon të mos e njohin shtetin e Kosovës, por do kontroll e mbikëqyrje më të madhe të gjithë asaj që ndodhë në Kosovë. Ajo në Kosovë dëshiron të ketë sa më shumë “burrështetas”, që kanë punë me ligjin e që tremben nga drejtësia.

Edhe në çastet kur po shkruaj, vazhdoj të pres me durim e vendosmëri të madhe, me shpresën e pasosur që organet policore tashmë do të duhej t’i kishin identifikuar të gjithë ata që kanë provokuar për qëllime anti-shqiptare, ashtu siç kam rrëfyer e stërrëfyer deri tash që nga viti 2014-të.

Kurdo që të identifikoheshin ata, me kushtin që të mos lihet askush anash apo pa tentuar për ta fshehur askend për shkak se është “intelektual i madh” e “nuk duhet turpëruar” apo gjepura të tjera të kësaj natyre, Mua më kanë para këmbëve. Une nuk po tentoj të fshihem e shtirem, siç po veprojnë ata që nuk duan të dëgjohen të gjallë. Une i dal gjithkujt përpara, me të vetmin kusht që të më ballafaqojnë me ata që më provokuan mua dhe e vranë me plumb apo me heshtje mbi njëzevjeçare Xhemajl Mustafën dhe që e lan në baltën e gjallë të ngatërresave mbarë Kosovën.

Ashtu siç kanë planifikuar shërbimet sekrete të Serbisë.

* Mendoja që kah prilli apo muaj maj t’ia shkruaja një letër të hapur Agim Veliut, por atë e largoi Albin Kurti nga Qeveria, nga mu ajo Qeveri tashmë e zhbërë nga ana PDK-së, me dorën e LDK-së e për interesa të Serbisë!

1 KOMENT

  1. Gjergj,

    A ka mund VV te i hjeki tarifat dhe njëkohesisht te luftojë çdo hajni?

    Pse nuk e hoqi homologizimin?
    Ne PTK asgje nuk beri.
    Ne Keds asgje
    Ne RTK asgje

    VV nuk e luftoi asnje hajni qe eshte organizuar nga Turqia.

    Nese bisedon me Serbine atehere mund te pajtohesh ose mos te pajtohesh me çfaredo marreveshje.

    Serbia po bisedon me KS, sepse USA po e shtin me zor, se perndryshe e kishin zhbi KS por nuk lejon USA. Rusia eshte Serbi.., nje shtet.

Komentet janë mbyllur.