10 persona e mposhtin koronavirusin në Shqipëri

0
418
Coronavirus - stafi

Aktualitet24/03/20

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 10 qytetarë të prekur nga koronavirusi në vendin tonë janë shëruar. Ata kanë rezultuar negativ në të dyja testet, ndërsa aktualisht të shëruarit duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë”, thuhet në njoftimin e MSH.

Numri i i viktimave ka shkuar në 5, ndërsa i të prekurve në 123, ku 19 prej tyre u konfirmuan ditën e sotme.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë – 72 qytetarë
Durrës – 8 qytetarë
Lushnje – 4 qytetarë
Elbasan – 2 qytetarë
Fier – 12 qytetarë
Rrogozhinë – 2 qytetarë
Kavajë – 4 qytetarë
Korcë – 9 qytetarë
Vlorë – 4 qytetarë
Shkodër – 2 qytetarë
Lezhë – 1 qytetar
Berat – 1 qytetar
Has – 2 qytetarë.

/Opinion.al


Covid19/ Infektohet Drejtori i Urgjencës, si është gjendja e tij

Aktualitet24/03/20

Skënder Brataj, Drejtori i Urgjences Kombëtare, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin. Lajmi është konfirmuar dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Skënder Brataj është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin dhe ka qenë aktiv në dhënien e informacioneve lidhur me pandeminë.

Mësohet se Drejtori i Urgjences Kombëtare është karantinuar, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar.

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik! #BashkëDeriNëFund”– shprehet Manastirliu. /Opinion.al