Mbledhja e Kuvendit për rrezimin e qeverisë, tubim i theqafjes së Kosovës !
Nga Skënder MULLIQI
Rrëzimin e Qeverisë, e dëshirojnë të gjithë ata të cilët e ropën Kosovën. Së nuk dojnë më ju dalë në shesh malverzimet të cilat i kan bërë për 20 vite.
Qeveria qe e drejton Albin Kurti për ta është bërë rreziku më i madh. Për ata janë ngritur serish si korbat, për të rrëzuar Kurtin nga pushteti. Më qenë ai vezë, e kishin përplasur fortë për muri. Këtij orkestrimi në këtë marshim në kohë kolere, ju kan bashkangjitur moti disa nga krerët e LDK-së duke gjetur justifikime të pabaza, së qëllimi i tyre është krejt diku tjetër.
Ju kanë zënë bishtin më derë, dhe i ngrehin për kerpeshi bash kah të dëshirojnë, së i kan futur jo pa dëshirën e tyre në vallën e pasurimeve të paligjshme. Deri tash kan qenë të pa prekshem nga ligji. Dhe, e kan zgjedhur kohën që të luajnë vallën e djallit tash kur Kosova dhe njerëzit e saj, po përballën më jetë a vdekje nga pandemia e shekullit.
Ne emer të shtetit dhe te popullit, duke u proklamuar si shpëtimtarë të Kosovës, e kan pru gjendjën që më ik kush ka t’i shohin sytë prej këtij vendi. Zor shumë ish ma pa e ndëgjuar së çka po u çmistojshin dhe çka po dijshin kjo klase politike për së mbrapshti?! Pushtetin do ta humbin, së rrota e historisë nuk kthehet mbrapa. Të gjithë edhe fëmijët në djep siq thotë një fjalë e popullit, po e dinë së si e udhëhoqën shtetin deri me sot. Le të bëhën të gjithë bashkë në zgjedhjet e radhës, nese ndodhë të rrëzohet qeveria, së nuk do të fitojnë.
Mjaftë populli kan duruar dhe jetuar keq, nga kjo kastë politike grabitqare… Dhe, duket së nuk do të heqin dorë të mbajnë tubim më të vetmin pikë të rendit të ditës-mocion për rezimin e Qeverisë? A ka porosi më të keqe së kjo për popullin, që mos të gjendet qellimisht një gjuhë e përbashkët e partnerve te koalicionit, këtu më shumë bëhët fjalë për LDK që kjo situatë të kalohet. Nese mbahet një tubim i Kuvendit, sigurisht së në historinë e shqiptarëve, do të mbahet në mend, si një tubim dreqërish dhe i theqafjes të shtetit të Kosovës…!