LDK NUK DUHET TË TËRHIQET NGA QEVERIA !

0
245
Isa Mustafa dhe Albin Kurti
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Para se LDK të ndërmarrë hapa për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tyre (LVV+LDK), ata duhet të mendojnë dy gjëra:

1. A fiton Kosova me këtë, që ata po bëjnë?
2. A fiton LDK si parti me këtë, që ata po bëjnë?

Nëse llogartë atyre u dalin se fitojnë, le t’i japin. Llogaritë që bëj unë e shumë të tjerë janë se Kosova e LDK humbin nga kjo iniciativë e nxituar e tyre. Humbet Kosova, por edhe LDK nga rrëzimi i qeverisë! “Nuk digjet jorgani për një plesht!”

E zëmë se Albini bëri gabim, që e pushoi nga puna ministrin e brendshëm Agim Veliu, duhet parë në kontekst, a duhet ndëshkuar qeveria Kurti, vetëm për kaq deri në rrëzim të qeverisë? Unë mendoj se jo!

Prandaj, duke menduar se LDK ka politikanë serioze e të aftë, e jo sharlatanë, ata besoj se do të mendojnë më shumë dhe do e gjejnë rrugën për ta mbajtur pushtetin dhe qeverinë, duke gjetur edhe një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Mos u ngutni, jepni kohë vetes, nuk është Albini armiku më i madh!

Pas një viti, LDK merr edhe Presidentin, pse po doni me fuqizua kështu Hashim Thaçin?


ALBINIT I PATA NISUR NJË MESAZH: BISEDO ME TRUMP DHE MERRE SITUATËN NË DORË…

Janë amerikanët ata që po marrin Hashimin parasysh dhe ai ka ra dakord për me shkëmbye territore (sç edhe po thonë!)… Pse amerikanët nuk mbështesin Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, që janë sot pushteti real në Kosovë, por Hashimin? Kjo tregon pra, se amerikanët nuk janë budallenj për mos me i ditë punët, por po mbështesin atë që e shet Kosovën, e jo ata që e mbrojnë atë…

Trump nuk merret direkt me Kosovën se ka punë mjaft, prandaj i nisa një medsazh Albinit dhe i thashë, përmes ambasadës amerikane, siguro një bisedë telefonike me Trump dhe merre ti situatën në dorë. Por edhe ai po druhet si duket, se nuk i ecën me Trump-in, dhe nuk po e merr…

Nëse Albini flet me Trump-in dhe merr mbështetje prej tij, të gjithë pishpirikët që duan me ia futë Kosovës do të heshtin, qoftë Grenell apo Hashimi e Isa etj. Prandaj Albini duhet të sigurojë lidhje direkte me Trump-in dhe t’ia sqarojë situatën, nëse Trump e sheh se ne kemi të drejtë, nuk besoj se ai na shet. Trump nuk ka nevojë për paratë e qelbura serbe, si dikush tjetër, për me na shitë!

Ne jemi aleatë të Amerikës, e Serbia jo. Ne jemi populli jashtë Amerikës më pro-amerikan në botë! Amerika nuk duhet të na lëshojë ne, në interesat tona nacionale!