9 nga 10 të vdekur në Lombardi nuk arrijnë të shtrohen në spital

0
371
Oksigjenimi me presion pozitiv

Bota20/03/20

Sistemi spitalor në rajonin e Lobardisë në Itali ndodhet në kolaps prej situatës së koronavirusit. Këtë e dëshmojnë edhe shifrat dramatike sipas të cilave 87% e viktimave në Lombardi nuk arrjnë fare në terapitë intensive, sepse vdesin më parë në shtëpi ose pa u shtruar fare në spital. Në rajon dje totali i përgjithshëm i të vdekurve ishte 2168, që do të thotë se vetëm 260 ( 13% ) kanë vdekur të shtruar në terapi intensive.

Bergamo është provinca që është goditur më rëndë. Siç raporton “Il Fatto Quotidiano” nëse telefonon 118, sepse një i afërm ka vështirësi në frymëmarrje, por që nuk është bërë akoma tamponi, koha e pritjes arrinë deri në 7 orë. Më pas kur 118 rimerr pacientin, i thuhet “Lëre fare mos hajdeni sepse tanimë ka vdekur”.

Kjo skenë tragjike ka ndodhur me dhjetëra herë ditët e fundit në Lobardi. Njerëzit ndërrojnë jetë në shtëpi, gjatë trasportit apo në urgjencë në pritje në shtretër të improvizuar.

Dëshmi e kësaj katastrofe ishin edhe imazhet nga Bergamo, ku karvani i automjeteve të ushtrisë transportonte trupat e viktimave pasi krematoriumi nuk kishte më vend.

Problematik është gjithashtu infektimi i mjekëve. Mediat italiane raportojnë se Covid-19 deri më tani, u ka marre jetën 14 mjekëve, nga mosha 61 deri 80-vjeçare. Të gjithë profesionistë, në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm. /Opinion.al


Koronavirusi “gjunjëzon” Italinë, 627 persona humbën jetën brenda 24 orëve

Bota20/03/20

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali vijon të rritet me ritme të frikshme. Sipas të dhënave, brenda 24 orëve në Itali kanë humbur jetën 627 persona.

Aktualish në total në vendin fqinj kanë humbur jetën në 4032, ndërsa 4670 janë të prekur të rinj duke çuar numrin në total 37860 nga virusi me origjinë nga Kina.

Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në kolaps, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.

Ndërkohë, mjekët kinezë të cilët kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar, janë shprehur se nuk janë marrë masa të mjaftieshme për të izoluar koronavirusin. /Opinion.al