Osmani del kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë, përkrah qëndrimin e eurodeputetes gjermane

0
516
Vjosa Osmani

Zëri.Info19 mars 2020

Kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti tashmë ka dalë haptaz eurodeputetja gjermane, njëherit raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Madje në një postim të mëhershëm në Twitter, Von Crammon ka thënë se do të ishte katastrofike nëse rrëzohet qeveria, dhe jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, shkruan lajmi.net.

Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katstrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar ajo.

E duke i konfirmuar kështu mospajtimet për rrëzimin e qeverisë, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e ka përkrahur këtë qëndrim të deputetes gjermane.

Madje ajo në Twitter edhe e ka pëlqyer këtë postim, teksa gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se ajo nuk e kishte përkrahur në Kryesi vendimin për ngritjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Përveç Osmanit, edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka dalë haptaz kundër qëndrimit të LDK-së për mocion.

Në lidhje me këtë veprim të Vjosa Osmanit ka folur sot edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ai ka thënë se të dalësh kundër qëndrimeve të kryesisë, nuk është në rregull, duke aluduar kështu në pozicionimin e Vjosa Osmanit.

LDK tashmë veç ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin teksa është konfirmuar se tashmë ka siguruar edhe votat e AAK-së për rrëzimin e qeverisë.