VETËM NË KOSOVË, KU KA POLITIKUAJ NDODH KJO!

0
405
Isa Mustafa - Ramush Haradinaj

“Eja Ramush e ta shpëtojmë këtë vend!” – parodia e radhës…
Isa Mustafa e Ramush Haradinaj (që vuri tarifën me Serbinë) po zgërdhihen… Po duan me rrëzua qeverinë e Kosovës, ku LDK me mustaqexhiun Agim Veliu ministër, bëjnë pjesë… Hahahahaha… A po e shihni o kosovarë, sa i ha palla për ju e për Amerikën këtij Isës?!

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

A ka më ironi? Ramushi që vuri tarifën me Serbinë, e na prishi me Amerikën, rrin me Isën, përse? Për me rrëzua qeverinë… E kujt është qeveria? E LDK-së… E ky Isa ma mban veten edhe për politikan?!…

Pyeteni veten një herë, pse bëhet politikë? Për me marrë pushtet. LDK e ka pushtetin, gjysmën e qeverisë, e pse po don me e rrëzua Isa qeverinë? Për me marrë pushtet a? Jo, as për Amerikën nuk po e bën, se po rrin me Ramushin, që e vuri tarifën dhe don me e mbajtë tarifën… Po e bën se Albini është “psikopat” (thonë disa anëtarë e mbështetës të LDK-së), Albini don me ba shtet, hahahaha… don “hajvani” me ba shtet?!… hahahahaha… Nuk i len more me vjedhë, don reciprocitet me Serbinë, don që shqiptari = me serbin?!… Po ku mundet shqiptari more barabar me racën hyjnore, që e ka shkërdhye Kosovën me shekuj?! A nuk po e shihni se Albini krejt “psikopat” tuk është a?!

A e kuptoni ju se Albnini ka luajtë mendsh? Pse? Se po don me u trajtua Kosova nga amerikanët etj. barabar me Serbinë more? hahahahaha… U kënaqën liderat e tjerë të Kosovës duke keshë… Reciprocitet… hahahahaha… Po ku ka more Kosova bythë sipas Isës e Ramushit e Hashimit e disa shqiptarëve tjerë, me u tregua në një nivel me Serbinë? A hajgare po don me ba Albini a? Banu more serioz, se je kryeministër tani! Po don me ba shtet kosovar edhe Albini?! Ka luajtë mendsh tjetri, është “psikopat“, don me na prishë me Amerikën, don me na ba shtet si shtetet skandinave, “eja Ramush e ta shpëtojmë këtë vend!” – parodia e radhës…

Po ti more Isë, a ishe me PAN-in, me pronton, pse të larguan? E tash po don me u ba prapë me ta a, me aleancën e hajnave, që votuesit kosovarë i hodhën në opozitë? E ti e Vjosën i rrejte disa dhe të votuan, e tani po don me rrëzua qeverinë tënde?! Hajde pulitikan, hajde! A e patë gjatë negociatave për krijimin e qeverisë, si thoshte ministri mustaqexhi, që iku: “s’ka kurrgja prej tij…” për Albinin, pse? Se Albini nuk të len me vjedhë! Albini po fut një precedent të rrezikshëm “anti-amerikan” në politikën e Kosovës dhe në politikën shqiptare: Nuk don me i lanë politikanët me vjedhë! “S’ka kurgja prej tij, eja të ikim…” – thoshte mustaqexhiu ministër…

Po tarifën me Serbinë, që nuk po e heqë Albini, a thua po don me e heqë Ramushi a? Apo kujtojnë këta, se me budallë janë duke folë? Gjoja po prishet koalicioni LVV-LDK, se LVV e Albini nuk po e heqin tarifën, dhe po e quajnë qeverinë Kurti si anti-amerikane?! Rreni kë të mundni more hajna e horra, se të zezën keni me ia ba Kosovës, po nuk u ndali kush!… Ju nuk e keni hallin te tarifa, e as te Amerika, por se Albini don me ba shtet me dinjitet, e nuk u len me vjedhë… Budalla e njeriu i prishur, nuk e din, se çfarë dëmit i bën vendit!