N’dorën Tënde e n’dorë të Zotit…

0
443
S. Giuseppe

(Lutje kushtuar Shën Jozefit)

Shën Jozef Ti burrë i vjetër,
zemërpastër dhe asgjë tjetër.
Fati i drejtë i Zojës Mari,
Atë rojtar i Krishtit F’mi’.

N’botën ton’ mbushur me kryqe,
kur t’braktisur dhe vetëm qyqe.
S’na mbet tjetër mbi këtë dhe:
Shën Jozef, lutu për ne!

Gjat’ shtegtimit tonë tokësor,
Shën Jozef babë shembullor.
Si për Krishtin e t’Lumen Zojë,
bëhu Ti për ne mburojë!

Na mëso Jozef i dashur,
në kët’ bot’ kaq shumë të varfër,
zemrat tona përjetësisht,
t’jenë për Zotin Jezu Krisht.

Nga epidemia e virusit Korona,
që t’shpëtojnë familjet tona,
shën Jozef plot dëlirësi,
Lute Ti Shenjten Trini!

Lute Zotin për çdo të prekur,
hapi krahët për çdo të vdekur!
Që të gjithë të kenë shpëtimin,
ndërmjetëso për mbarë njerëzimin!

Prandaj sot plot siguri,
vijmë të gjithë gjejmë strehë tek Ti.
N’dorën Tënde me besim,
Shën Jozef kërkojmë shërim.

N’dorën Tënde e n’dorë të Zotit,
brez pas brezit e mot pas motit.
Brohorasim me hare:
Shën Jozef, lutu për ne!

Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 19.03.2020