Do të na kthehen shpejt buzëqeshja dhe gëzimi në fytyrat tona?!

1
458
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Edhe nese kemi pasur sado pak humor, kjo pandemi e Koronavirusit, na e ka humbur. Në Kosovë nuk kemi rritje të madhe. Evropa, por edhe shumë shtete të botës janë sot në karantinë. Qeveria jonë ka qenë e menjëhershme në marrjën e shumë masave parandaluese, si masat më efikase kunder Koronavirusit.

Edhe përsoneli mjeksor është vu në gjendje vepruese. E di se vullneti egziston të shumica për ta luftuar në menyre efikase dhe të përgjegjshme këtë lengatë. Por, si duket një pjesë e politikës, nga kjo e keqe sikur po deshiron më përfituar, e qe nuk ka turp më të madh. Kjo kategori nuk e ka shumë dert pandeminë, së i kan të gjitha kushtet që të mbrohen.

Në anën tjetër një shumicë nuk i ka kushtet e banimit hiq të mira, nuk i kan as gjerat elementare për t’u mbrojtë sipas udhëzimeve mjekësore. E këta njerëz më shumë të politikës dhe biznesit, moti e kan lënë njërzillëkun anash.

Për 20 vite e kan ba “rrush e kumbulla“, jo vetem buxhetin e varfër të Kosovës, por gadi të gjithë pronën shoqërore. E tash kur na ka ra hise një situatë e tillë emergjente, shumë kush sigurisht ka mbetur si është më së keqi më familje, e qe mirë do të ishte qe Qeveria urgjentisht të bën diqka hall, për tu dalë në ndihmë.

Mirë do të ishte që në vend të jetës virtuale që shumë ju kemi dhënë, dhe atë verbërisht, t’i kthehemi realitetit dhe ti ndryshojmë paradigmat mediatike. Sigurisht së shumica sot po shërbehen më portale dhe rrjete tjera sociale, për t’u infomuar për më të rejat rreth Koronavirusit. Edhe në këto rethana dikush qëllimisht dhe për leverdi ekonomike po fut frikë dhe panikë të popullata. Kjo nuk është e papergjegjshme dhe as e moralshme.

Sigurisht së të gjithë kan emocione dhe frikë, por që më arsye ekziston optimizmi
së edhe kjo e ligë do të tejkalohet në Kosovë, e në botë duke ju kthyer shpejt jetës normale. Do të kalon edhe kjo histeri, por që nevoitet pak durim nga të gjithë ne. Ne sikur jemi mësuar tashmë të jetojmë më vështirësi historikisht, edhe pa mill në magje, së na kan mbledhe më fshisë shkijët e Serbisë, më disa nga shqipfolësit tanë. Jemi mësuar të jetojmë mbyllur në etapa historike, e të mbyllur nga Evropa padrejtësisht edhepse jemi në shekullin 21.

Sigurisht pas kalimit të kësaj epidemie bota do të duket më ndryshe, kështu edhe bota shqiptare. Asnjë popull nuk ka mundësi përjetësisht të sundohet nga padronët e politikës vendase dhe nga padronët e politikës ndërkombëtare. Do të kapercehet edhe sfida e quajtur-Koronavirus. Do të na kthehen shpejtë buzëqeshja dhe gëzimi i zvetnuar në fytyrat tona… ?!

1 KOMENT

  1. Faleminderit për optimizmin… do të kalohet dhe kjo mënxyrë e injektuar nga keqdashësit. Nuk e ka dërguar *ZOTI* këtë virus, po antinjerzorët… Faleminderit sa po bëjnë punonjësit e shëndetësisë dhe vetë populli thjeshtë. Kurajua eshtë VETËMBROJTIE…!
    Dhimbja e madhe POPULL!

Komentet janë mbyllur.