Burgu i karantinës

0
516
Ilir Muharremi

Ilir Muharremi

I struktur brenda katër mureve. Nga dritarja ime vështroj qiellin në të cilin nata po shkrihet si një element i zi dhe po ma merr frymën. Larg atje në terr shkëlqen drita e hënës. Hapa dritaren dhe po thithë ajrin e vakët e të freskët njëkohësisht. Neveria po e sjellë frikën dhe po mundohet m’u shkri si një ndjenjë. Fatet e njerzve tashmë nuk janë të ndryshme dhe prapa çdo dritare fshihet patjetër fati i secilit duke u përplasur me monotoninë e mbylljes dhe luftën kundër kësaj epidemie të heshtur. Injorantët, kriminelët, idiotët, të mirët, të urtët, puntorët të gjithë këta frymëmarrës shtrihen shohin televizor, lajme, filma… Shurrojnë, pinë kafe, lëngë, alkool, llomotitin në telefon e pastaj çlodhen nga monotonia e kësaj karantine.

Në internet mund të shohësh Italianënt e mbyllur duke kënduar nëpër ballkone sonetë lirie. Dikush lexon libra. Piktorët tashmë kanë kohë për të pikturuar. E ndjejmë një jetë më ndryshe. Dikush ndjenë kënaqësi teksa zhytet në internet dhe kënaqet me komente fyese. Matan shohë një çift teksa pin kafe turke në ballkon duke tymosur e hëngër fruta dhe pas një kohe të shkurtër prapë u kthyen brenda të shtrihen prapë. Pas një pauze kthehen prapë në ballkon duke hapur dritaren nga ku futet ajri i pastër.

Çfarë mund të bëj njeriu i mbyllur në karantinë? Del në dritare duke shtrirë pamjen dhe sheh disa punëtor sot që kanë filluar t’i pastrojnë rrugët me “shampon”. Pastaj vëren policë me maska. Marketet e hapura me orar të shkurtuar dhe vetëm doktorët nxitojnë në punë. Sapo i përshkon një i ftohtë nga dritarja e hapur, çifti futen brenda dhe nga ushqimi i tepërt dhe mos lëvizja nxitojnë në banjë që të dhjesë. Fshihen dhe lajnë tri herë duart. Tashmë higjiena e secilit është rritur. Pastaj prapë nxitojnë te frigoriferi për të hëngër ose pirë diçka. Pastaj vazhdojnë me dremitje secili mbas profesionet të vet.

Njerëzit tashmë kanë një dimension ndryshe të jetuarit, ata po shërohen nga njerëzit dhe natyra bashkë me kafshët jashtë po feston për mrekullin e lirisë. Injorantët tashmë po shërohen, kriminelët po zbuten po bëhen më human e toka po frymon dhe ajri është më i pastër.
E kur errësira futet prapë në dhomë në burgun e karantines llamba nuk do fiket për një kohë të gjatë do të na shërbej si dielli dhe si hëna jonë. Liria do të na mungojë.