VETMIA – KRAHNEZET E MËRDHEZUR

0
340
Mustafa Spahiu

Mustafa SPAHIU

1.
(Vetmia – s’ndryshket)

Gjakut të shprishur hapni dosjet faqeshqote
së pari do gjeni emrin tuaj brymëngrirë

Dalila bukur do iu përgjumë si Samsonin
kur të zgjoheni nga inati kokash tullace
shqehet iu varin lecka të zeza gjembore

ata këndojnë sllavo-shqiptarët basharet
sa lehtë e gëlltisin sapunin për somun
mashtrimesh të kota metelik të ndryshkur

përvëlohen krahnezeve për të gjetur ndoj’ mik
gjarpri gjenë vdekjen kur ngjitet në fik.

2.
(Vendasve – iu futën në palcë)

Kinse ditës së eçtuar kalonin vigjet në vâ
ne kishim pergamenat tona – ata fyej shelgu

të sharat si ndalnin në soj e sorrollop
i shanin nenat motrat zotin tempujt
e përvetësuan Sh’mërinë kryqzoheshin me të majtën

në sofër shanin bukë e Diell
e nxirrnin nga trasta shlivën cirilong
gjakoseshin Iliria vaditej me gjak

s’rriteshin të lashtat vreshtat zverdhonin
fytyrash të palara hëna me thirravaje.

3.
(Vendasit – kuptuan dredhalaqet)

Harfat e arta tingëllonin hareshëm
surratin e përlloçur shfaqnin në pije

kafshimi grave të tërbuara ujkonjat
e plagosura shfaqeshin nudo para
ilirëve të vyeshëm të vrulltë në punë

anasit dëgjonin 1001 rrena prej
gjuhës trashur prej pijes Zotin mashtronin
kryqoheshin para altarit pas brrylit rrinin

bienin kllapitur mbi njëri-tjetrin
leckash zhubravitur puthnin tokën e re.

4.
(Tuna – barkun pehriz)

Tuna ujëthellë i ndalte urinonin
Panonisë kullash s’dukej mazgallë

qëllimisht kthenin kah Karpatet, e –
i ngujonte Gryk’e Gjerdapit si rrenat
dhe matnin hapat “heronjtë” hajna

verën lakmonin me shumë se magjupeshkinat
të lashtat ëndërronin si Kepin e
Shpresës së Mirë pa kaluar as Moravën, e –

Madhe doemos ilirët ndiznin dritar
Grykës së Gjerdapit lenin eshtrat ardhësit.

5.
(Kurrizit – motet e serta)

Kur niseshin gëzoheshin si rrenat
i kanë në ADN – barkanaleve të gjakut

çatisën mëngjeseve t’ajura kope
betoheshin tempujve të përvetësuar
vithisnin bazilikat emrar s’ua dinin

futeshin kopshteve thenin potirët
iliret me shpata gati shigjetat,e
helmta godisnin zgjebën murtajën e zezë

gorrillat nuk ndaleshin shekujsh
apokalipsi e okupoi Gadishullin Ilirik!

Ajme! Atë ditë e sot jetojmë në
Mëri!!!

E hënë, 09/14.03.2020
Në Dardaninë Ilire