Më 15 mars Albini nuk e rrokullisi taksën!

1
676
Albin Kurti - Bernabic

Shkruan: Florim Zeqa, 16.03.2020

Mungesa e dakordimit të partnerëve qeverisës për marrjen e vendimit për heqjën e taksës, përveqse i shpërfaqë dallimet e mëdha që kanë mes tyre LVV dhe LDK, e vënë në pikëpyetje të ardhmën e këtij koalicioni qeverisës.

Puna e parlamentit, përkatësisht shndërrimi i kuvendit në një arenë përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës, me akuza dhe kundërakuza nga më të rëndat në mes deutetëve, të kujton kohën e kaluar, kur në Kuvendin e Kosovës punohej nën masa të jashtëzakonshme shkaku i hedhjes së vezëve dhe gazit lotësjellës, i cili përveq rrezikimit të shëndetit të deputetëve në sallë, e kishte rrezikuar edhe funksionimin e institucioneve tjera shtetërore.
Edhe pse deri më tani, nuk kemi prezencë të gazit lotësjellës dhe vezëve në kuvend, bojkotimi i seancave nga ana e opozitës e ka vënë në pikëpyetje shpresat e qytetarëve dhe përspektivën e ndritshme të vendit.

Dallimi mes pozitës dhe opozitës është pushteti e jo interesi i qytetarëve

Politikanët pa dallim, pushtet dhe opozitë, për ti ruajtur bizneset dhe interesat e tyre personale, qëllimisht prodhojnë situata krizash artifiaciale, duke hapur tema të mëdha që nuk janë në domenin e tyre, për të anashkaluar kështu temat që ndikojnë drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqënjen e qytetarëve të vendit.

Siq po shihet, në vend që siguria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe mirëqënja qytetare të ishin në plan të parë të kësaj qeverie, tema me të cilat dhe për të cilat edhe erdhi në pushtet koalicioni qeverisës LVV-LDK, gradualisht po zavëndësohen me temat e dialogut me Serbinë dhe çështjen e taksës e cila i hëngri “kokën” një kryeministri!

Taksa sherr i madh për vendin

Sherri i taksës po vazhdon tutje, dhe pikërisht mos koordinimi i partnerëve të koalicionit qeverisës rreth problemit të heqjes së taksës mund ta rrezikojë edhe “kokën” e kryeministrit Kurti dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme!
Edhe përkundër çasjes destruktive të opozitës në Kuvend, rreziku ‘Qeverisë Kurti’ nuk vjen nga opozita, por nga taksa dhe dialogu me Serbinë.

Sjellja destruktive dhe bojkotimi i seancave, vetëm sa do ta dëmtojë akoma më tepër imazhin e opozitës. Vetëm një opozitë e fuqishme dhe konstruktive në kuvend do të përmirësonte imazhin e parlamentarizmit dhe zhvillimit demokratik të vendit në këto rrethana të paqarta politike.

Vetëm një opozitë aktive në kuvend dhe konstruktive në veprimet e saj, do ta bënte akoma më të përgjegjshme pozitën dhe përmirësonte imazhin e saj të lënduar skajshmërisht nga qeverisja 12 vjeçare.

Pozitën dhe opozitën i ndanë vetëm pushteti, por jo edhe interesi i qytetarëve

Dallimet që ekzistojnë mes pozitës dhe opozitës nuk janë shumë përmbajtësore, për shkak se i ndanë vetëm pushteti e jo interesi i qytetarëve!
Megjithatë, ka edhe diçka që i bashkon pozitën dhe opozitën! Është mos uniteti dhe mos koordinimi i veprimeve.

Barometri më i mirë matës i kësaj që ceka më sipër është çështja e Taksës. Përderisa pozita nuk mund të koordinohet për heqjën e taksës, as opozita nuk është e bashkuar në mbrojtjën e saj!

Përfundimisht vjen edhe konkludimi logjik, se pa opozitë të fuqishme nuk do të kemi pozitë të fortë dhe të përgjegjshme dhe anasjelltas. Mos uniteti i pozitës në marrjen e vendimeve kruciale për vendin dhe mos dakordimi i opozitës në mbështetjen e vendimeve jetike për vendin siq është miratimi i buxhetit dhe marrja e vendimit për (mos) vazhdimin e dialogut me Serbinë, i lë duart e lira qeverisë në marrjen e vendimeve pa konsensus nacional.

Kërkimfalja e kryeministrit pas dështimit të parë

“Të nderuar qytetarë, sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 27 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme” (përfundon citati i kryeministrit).

Në traditën e popullit shqiptar është një princip i vjeter që “Burri fjalës së dhënë, jo kurrë nuk i bie pishman”!
Sikurse votimi i Rezolutës për vazhdimin e dialogut me Serbinë pa pjesëmarrjen e opozitës në Kuvend, që nuk është sinjal i mirë për vendin, ashtu edhe kërkimfalja e kryeministrit Albin Kurti për mos përmbushjen e deklarimit dhe qëndrimit personal për heqjën e pjesshme të taksës më 15 mars, duke fajësuar partnerin e koalicionit qeverisës, lenë pak për të shpresuar në jetëgjatësinë e kësaj qeverie!

Rënja edhe e kësaj qeverie shkaku i taksës do të ishte humbje e madhe dhe e dyfisht për vendin dhe e dhimbshme për Albin Kurtin.

1 KOMENT

  1. Kryeministri sot kërkoi falje!!! Falje kerkon ai person qe ben diçka keq, diçka te poshter, diçka amorale… dhe kete e din mire Kurti… per kete aresye ai kerkon ne menyre hipokrite falje, e nente certete kenaqet duke iu hakmarre 74% te Kosoarve, qe nuk votuan per kete komunist islamik.

    Taxa nuk implementohet ne importin me te madh nga Serbia, qe kurr nuk u ndal: RRYMA ELEKTRIKE!!!

    Albini nuk eshte kunder Amerikes, sepse AMERIKA edhe pa Kosove do te mbetet AMERIKE… ndersa Kosova pa AMERIKE 1000000000% do te riokupohet nga SERBO-RUSIA, sepse ne luften e re kurrrrrrrrrr askush nuk do te na ndihmojë. Me te drejte nuk do te na ndihmojne…

Komentet janë mbyllur.