Natyra i gëzohet koronavirusit

0
437
Ilir Muharremi

Ilir Muharremi

Qytetet vërtetë ishin të shëmtuara nga zhurma e makinave dhe lëvizja e çrregullt e njerëzve. Ishin pa pëllumba, drunjt nuk vëreheshin, nuk dëgjohej as rrahja e flatrave e as shushurima e gjetheve. Edhe dita gëzohet dhe i buzëqesh diellit, pemët lirshëm tash çlirojnë oksigjenin dhe qyteti frymon oksigjenin e tyre.

Ardhja e koronavirusit në Evropë ka ndaluar zhurmën e njerëzve nëpër rrugë, punonjësit nuk shihen teksa nxitojnë në vendet e punës, të dashuruarit tashmë janë mbyllur dhe të vdekurit vdesin në heshtje e përcillen në heshtje. Qyteti po flet në vete se vallë a është kjo e mundur mbretëria e një qetësia absolute mbi muret e shtëpive dhe trotuarëve? Tash mund të dëgjosh këngën e zogjvë, rrugët po e freskojnë veten dhe natyra po fillon prapë të dominoj.

Se njerëzit e kanë shkatërruar natyrën dhe qytetet i kanë shndërruar në imazhe biznesi të shamtuara kjo dëshmon me mungesën e prezencës së tyre. Ata tashmë nuk po frymojnë nëpër rrugë dhe kjo është shumë e bukur. Ata e shkatërrojnë planetin për tregti dhe kujdesi i parë i tyre është vetëm të bëjnë punë për interes dhe përfitim. Nuk ka gjë më të hijshme se të shohës qytetin e zbrazët të çliruar nga shkatërruesit të cilët punojnë nga mëngjesi e deri në mbrëmje e mandej zgjedhin kohën për ta vrarë në kafene, klube të natës ose llomotitje. Pas fitimit ata kalojnë kohën te shfrenimi.

Virusi i ka mbyllur dhe strukur të gjithë pothuajse brenda në shtëpi. Virusi i ka bërë të çmendur njerëzit në Kosovë duke zënë frymën marketeve, barnatoreve dhe hapësirave të ndryshme ushqimore. Njerëzit po frikësohen mos po shndërrohen në Zombi. Fundi i fundit nuk duhet tepruar me asgjë. Nuk është punë e këndshme me qenë i sëmurë, por ka vende në botë ku të sëmurët nga ky virus ju ngjesin dorën me sëmundje duke mos qarë kokën për infektimin ndaj jush. I sëmuri ka nevojë për skofi të mbështetet dikund dhe kjo është e natyrshme.

Atë që do doja ta përkufizoja këtu është aspekti banal i qytetit dhe jetës këtu. Njeriu mësohet nga kjo dhe ky virus i kalon ditët pa vështirësi. Karahas me qytete botërore te ne njerëzit nuk e din sakt çka është shfrenimi, popullata jona është e çiltër dhe simpatike. Prishtina krahas me Tiranen e cila më nuk dëgjon as goma makinash që nuk i binden të kuqes së semaforit, qyteti jonë është pa bimësi, qytet jo piktoresk i pa shpirt, por e çlodh disi njeriun. Te ne si duket njerëzit ende nuk po i binden këtij virusi dhe jeta po vazhdon normalisht, njeriu duke e penguar frymën e natyrës duke i vë frena.

Tirana u lirua nga njerëzit, rrugët janë bosh, qyteti u zëvendësua me magjinë e natyrës, kafshëve dhe shpezëve. Mund të vëresh edhe macen e parë teksa kalon lirshëm rrugën pa vështuar anash ndonjë makinë. Qyteti më nuk është në dorë të askujt derisa Prishtina ende menaxhohet nga njerëzit (shkatëruesit e natyrës.)

Italia si duket është më e prekur nga ky virus dhe populli jeton në izolim të plotë. I tërë shteti është mbyllur dhe situata e jashtëzakonshme me masa të rrepta shihet në çdo cep të tij. Ndeshjet e futbollit janë anuluar, disa ekipe tashmë qëndrojnë të mbyllura në karantinë.

“Mirëpo megjithëqë çdo kush është izoluar brenda shtëpive të tyre, italianët nuk heqin dorë asnjëherë nga dëshira e tyre për të parë e për t’i kënduar futbollit. Një pamje e tillë e publikuar nga Italian Futboll TV, shihet se si në disa blloqe të bashkuara të ndërtesave në qytetin e Napolit, tifozët e futbollit i këndojnë ekipit të tyre të zemrës. “Kjo është mënyra se si populli i Napolit po ballafaqohen me koronavirusin. Të gjithë rrinë në shtëpi, por këndojnë së bashku. Njerëz si ne nuk dorëzohen kurrë”, është mbishkrimi i kësaj videoje.”, shkruan Indeksonline.

Njerëzit këtu po gjejnë ilaçe të reja kundër faktit, dhimbjes, ankthit, vuajtjes dhe sëmundjes. Ata dhimbjen po e kuptojnë si instrument gëzimi duke ju referuar ndërgjegjes e cila nuk mund të përmbledh vuajtje dhe pakënaqësit. Ata këndojnë dhe me art mund ta tejkalosh këtë tragjedi njerëzore kënaqësi natyrore. Natyra po gëzohet sepse për disa javë është liruar nga njeriu dhe kafshët festojnë dhe jetojnë ashtu si duhet jetuar mbas ligjeve të natyrës.