KRISTAQ TURTULLI
‘Ndjeva një lëmsh mallëngjimi dhe më rrotullohej në kokë një emër: Shqipëri, atdhe i dashur,’ – kishte thënë Noli.
Kur u bë Shqipëria, në zgjedhjet e para demokratike, deputeti i zonës Noli erdhi te. Kërkoi të takohej me mëmën Dhoksanën. Ishte një burrë me trup mesatar, me sy të mprehtë dhe fizionomi tërheqëse. Njeri i shkolluar, poet dhe shumë i mençur; kishte përkthyer sonetet e Shekspirit, një poeti anglez që unë i lexoja me ëndje. Veshur me rasën e priftit. Nga kultura, nga mendësia dhe nga karakteri, ky burrë të kujtonte modelin e kishtarëve të Përlindjes Italiane. Është e vërtetë që, edhe pse nuk ngjan si portret nga fiziku, nga lartësia e shtatit, aq i ngjashëm vjen me inteligjencën e tij natyrore dhe të kultivuar.
Mëmë Dhoksana e priti me shumë ngrohtësi dhe ftoi në dhomën e pritjes. Nani Viti u shërbeu kafe dhe lëng portokalli.
‘More bir,’ tha mëmë Dhoksana. ‘Më përmende historinë. Me sa di unë, shumë pak e njohim heroin tonë, të Gjergj Kastriotin Skënderbe. Hasmi në shekuj me qëllim hodhi mbi heroin tonë të madh një mal me baltë e pluhur. Si i ditur që je, shkruaj diçka me vlerë për këtë burrë të rrallë që e pjell nëna në njëmijë vjet.
Nolit i qeshi fytyra dhe e pa gruan me admirim. Burri i mençëm rrufiti kafenë ngadalë dhe foli me ton të qetë:
‘I ke rënë pikës, o mëmë e ndritur. Mirë e the, është e rrallë ajo nënë që lind atë burrë. Francezët në histori dhe heronj, janë shumë më të vonë se ne. Koha u kërkonte atyre një hero madhështor si ky i yni, po ku ta gjenin. Gërmuan nëpër libra dhe nuk gjetën një hero për të qenë që të frymëzonte popullin e vuajtur për një përmbysje të madhe. U mblodhën mendjet e ndritura: historianë, shkrimtarë, poetë, filozofë dhe më në fund krijuan një heroinë, një vajzë, Zhan D‘ Ark. Sa është e vërtetë ekzistenca reale e saj, një zot e di. Punë e francezëve. Ne si popull, fatmirësisht, kemi trima dhe heronj sa na teprojnë, por si popull që neglizhon, i lëmë pas dore, i harrojmë.
‘Po, bir, po, ke të drejtë!’
‘Ne o zonjë, nuk kemi nevojë të fantazojmë si të tjerët, mbi të gjitha realisht kemi krye heroin, Gjergj Kastriot Skënderbeun, me përmasa botërore. Një lider që arrin të qëndrojë për njëzetepesë vjet në politikën aktive të kohës, që luftoi i vetëm me shpatë në dorë, udhëhoqi një popull të vogël, si rrallë herë dhe fitoi njëzet e pesë beteja të mëdha kundër perandorisë më të madhe të kohës, asaj otomane. U bë mbrojtës i popullit të vet dhe i krishtërimit. Si paraardhësi i tij, Pirroja i Epirit, shkoi në Itali, kreu heroizma, shkroi faqe të ndritura. Për fat të keq, populli i vet dhe gjithë bota shumë pak ia di madhështinë e vlerën. Tani, kur ne po përpiqemi të ndërtojmë një shtet, një komb, drita, krenaria, lavdia, madhështia këtij gjeniu është më e rëndësishme se kurrë për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare.
‘Ashtu është, biro, ashtu,’- i tha mëma.- ‘ Të lumtë goja!’
Nolin e ngacmonte pak stomaku prej punëve të shqetësimeve të shumta dhe nani Viti i mbushi një gotë me qumësht të freskët. Noli e falënderoi me kokë. Filloi të pinte qumështin ngadalë me gllënjka të vogla. Ne s’flisnim. Mami Dhoksanë merrej me prushin e mangjallit. Nani Viti qëndronte në këmbë pranë Nolit, me duart e kryqëzuara në pëqi. Noli i zgjati gotën bosh nani Vitit. U qetësua, fërkoi me kujdes mjerkën e zezë dhe pas një copë herë shtoi:
‘Mëmë, po mbledh të dhëna, studioj Marin Barletin, Dhimitër Frangun, autorë të huaj, të shquar, letërkëmbimet me Papën, Alfonsin, Venetikun…’
Noli heshti një hop, ndjehej që ishte i emocionuar dhe vazhdoi:
‘Zonjë, më lejoni t’ju them; po punoj me shumë përgjegjësi, një libër të rëndësishëm, si rrallë tjetër, tepër strikte, me dokumente reale, pa emocione dhe anësi, për botën shqiptare të shekullit XV dhe historinë e Gjergj Kastrioti Skënderbe. Ashtu si ngjitesh një mali të lartë, lodhesh, djersin, por kur arrin në majë, befasohesh, magjepsesh nga figura e Skënderbeut, që është aq njerëzore, tronditëse, gjeniale.
Skënderbeu është «mrekulli e shekullit» të tij për ta admiruar njerëzit. Dhe njerëzit te Skënderbeu admirojnë sidomos «besimin e pashoq dhe gati të admirueshëm të këtij njeriu». Por Skënderbeu është jo më pak i admirueshëm edhe për fatin e tij: «Sikurse në punët e tjera më të shumta, ashtu edhe këtu mua më del jo më pak i admirueshëm fati i kapedanit, sesa trimëria dhe urtësia e tij». Për mendimin tim në shekullin e XV e më tej, për nga roli, stoicizmi, qëndresa, rëndësia, mbrojta e Evropës, shpëtimit të civilizimit, të gjithë personalitet, gjeneralët e tjerë të kohës; sulltanë, dozhë, princa, kontë e plot të tjerë, i qëndrojnë dekor, gati figurantë, gjeneralit tonë të madh, kryezotit Skënderbe.’
Mëmë Dhoksana, u ngrit dhe e puthi në ballë dhe tha:
‘Ah! Ç’ më the more djalë, po ky është sihariq i madh! Ç’ ma gëzove shpirtin, biro. Paç penë të artë, zemër të bardhë dhe Zoti të ndihmoftë dhe të mbroftë!’
Pastaj ajo na bëri me shenjë të dilnim dhe bisedoi me të kokë më kokë. Vonë e mora vesh që ata biseduan për autoqefalinë e kishës shqiptare, të cilën Noli, prifti i mençur, e zbatoi kur u emërua despot i kishës. Ai u bë iniciatori dhe themeluesi i Kishës Autoqefale Shqiptare. Për mua ishte vërtet një ngjarje historike kombëtare, mbajtja e meshës së parë të shenjtë, në katedralen e Shën Gjergjit, në gjuhën shqipe prej Nolit të madh.
Kur dolën, Noli ia mori të dy duart dhe ia puthi. Mëma i tërhoqi me vrull.
‘Ç’ bën, o djalë? Prifti nuk ja puth duart një copë gruaje. Mos, nuk duhet…’
‘Zonjë e madhe,’- e ndërpreu Noli. -‘ Mëma si ti janë priftëresha mbi priftërinjtë.’
Kur iku Noli, mëma më tha:
‘Ky djalë beson te vetja dhe është prift i mbarë, t’i besojë Zotit dhe t’i shërbejë njerëzisë,’- tha ajo.
Gjatë fushatës e mbajtëm Nolin në shtëpi, mami Dhoksanë i lëshoi dhomën e madhe. Ajo mblodhi fonde dhe organizoi qytetarët të fitonte për deputet në parlamentin e parë shqiptar.
Prifti Noli, burrë i madh, fitoi votat e popullit në parlamentin e parë, jo si klerik, por si orator gojëmbël dhe besimplotë. Ai qysh në fillim të oratorisë së tij u tha zgjedhësve të zonës, kur u mblodhën në kinema “Majestic”:
‘Të dashur vëllezër, bashkëqytetarë, dëshiroj t’ju përfaqësoj në kuvendin më të lartë, pasi të parët e mi kanë jetuar në Qytezë diku afër dhe jam si ju. Fjala ime dhe premtimi im janë po aq të vërteta sa është jeta. Por fjala ime dhe besimi juaj janë po aq të vërteta sa është besa e shqiptarit dhe e Zotit…’
Noli u bë zëri i së drejtës dhe së vërtetës në parlament. Ishte si një llambadar shkëlqimplotë në dhomë të thjeshtë të parlamentit shqiptar, ku shumica mendonin me nostalgji dhe donin kthimin e Baba Dovletit, Turqisë. Përfaqësoi ballëlart vendin kudo që shkoi dhe mbajti një fjalim të mrekullueshëm në Gjenevë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. E rrallë është fotoja e Fan Nolit dhe presidentit amerikan Thomas Woodrou Wilson në Gjenevë. Noli i kërkoi atij anëtarësimin e Shqipërisë në OKB.
Fan Noli u bë ambasadori i parë shqiptar kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve të Gjenevës dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht nga bota.
‘Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullohej në kokë një emër: Shqipëri, atdhe i dashur,’- kishte thënë Noli.
Fati i Madh për Shqipërinë- Si Imzot F;S NOLI-so- i Yni=Kristaq Turtulli !
Me Fan S.Nolin dhe NËNË Dhoksanën-ardhë…!
Më falni të nderuar lexues,-NDIESË të Madhit F,S Nolit- pavdekshëm!-
Më fal *i MADHI i Kohës që jetojmë*-Kristaq Turtulli,për këtë TITULLIM bërë këtij Komenti.unë 83 për 84tër vite jetë(Qershorin që pres),si Bir i Dangëllisë Naimjane*lavirës emigrant pranë *85 *Pasues veteran* e Kristaq Turtullit,atje ne Toronto,jetuar me KREATURA të Kohës RILINDIES sonë Kombëtare…na duhet një NOLI i kohës..atë… Kristaq Turtulli sjellë …I faleminderit! I faleminderit dhe shtetit Human Kanadez-Atë nderuar me TITULL nderi..
Mos më QORTONI,-me sa përciell Kristaqi,-gjykoni…
Nuk po vazhdoj më tej,Me TA jetoj. Sa mbrita në Atdhe nga Torontua,*atdheu i dytë bërë për ne Emigrantët-mbarë shqiptarë.Në Korcën e ABC. RILINDASE- festova *7 Marsin*,Me Mbarë ADHETARË,ardhur nga mbarë atdheu.Ju faleminderit. Faleminderit dhe DITËT Njëmijë-Kristaq Turtulli-Pasardhës i asaj familie ATDHETARE! Amanetin mos e harron;Bjerini Botës ANË E MBANË-Po-MOS e HARRONI vatanë*!
Komentet janë mbyllur.