11.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

KORONAVIRUSIN E SHËRON HAJMALIA E BABASHEHUT

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

NGA KALOSH ÇELIKU

(Edhe Dashuria besnike
në Jetë më doli Kurvë)

Edhe, Dashuria në Jetë. Liria
Sot, më doli Kurvë. Urrejtje.
Mikes, ia hapa Dje Zemrën:
I shkrova libra erotik. Poezi.
Ajo, u përgjigjë me politikë:
Tradhtoi me një parti. Dudum.
Që, nateditë i lutet Dexhallit
Me tespi “kuqezi”, në xhami!

Edhe, Dashuria në Jetë. Liria
Sot, më doli Kurvë. Urrejtje.
Mikja, Dje iku me Dudumin
Unë, në Shkup me Hadumin.

Dhe, vazhdoj Jetën me Dudumin
Sot, e kam vështirë me Hadumin…

(Bereqetin që e mbjellim
nuk e korrim vetë)

Bereqetin, që e mbjellim vetë
Nuk e korrim në verë. Vjeshtë.
Dimri pretë në pusi, pas porte
I nxjerrë armët: Shiun. Borën
Na plaçkitë rrugës, me piratë.

Grabisin bereqetin. Që, punuam me vite
Gjoja, verën e ardhshme do kemi Fryte…

(DitëNesërmen përsëri
e kalojmë në gjumë)

Oxhaku i Babait, moti nuk tymon
Nateditë, flen mbi çati. Qiellzi:
Shtëpia, nuk është në Katund.

Arat. Malet. Fusha me grurë
Sot, janë mbushur plotë ferra:
Gjarpërinjë. Bolla, me flokë.

Oxhaku i Babait, nuk flukë xixa
Sot, në Katund. Përtej Qiellziut.
E, kanë shuar Partitë Politike:
Kamerat televizive. “Analistë”.

DitëNesërmen, e kalojmë gjumë…

(Zanat e maleve kreshnike
më dhanë gji nën Rrap)

Tri Zanat e maleve më dhanë gji
Nën Rrap. Dy shtamba me verë.
Edhe, fuqi të ngjitem vetë maleve
Lapsin krahut. Poezi, nën Struke.

Tri Zanat e maleve më dhanë gji
Nën Rrap. Dy Shtamba me verë.
Fuqi, mes xhamive. Dhe, minareve:
Ende, pa flamur. Zonjë, Dykrenare.
Me “Allahu Akber”. Thirrjen, Parajsë:
Unë, Poeti rebel: Sot, e dua Ferrin!…

(Nuk e di kush do më vrasë
tinëz Nesër pas shpine)

Babai, iku një ditë: Rrëzë, Çuke
E, vrau pas porte: Vetë, Liria.
Trimin, që dikur u turrë maleve
Pushkë krahu. Bomba, n’ Struke.
Kaçakun, që nuk e vrau Robëria
Po, e vrau Liria. Nuse, pas Çuke.

Edhe, Nana: Iku një ditë Dimëri
E vrau Pabesia: Lëma. Shtëpia.
Livadhi. Arat. Dardhat gorrice.

Nuk e di, Kush do më vrasë Mua
Tinëz, Nesër: Librat. Apo, Poezia…

(Koronavirusin Sot e rrëzon
Hajmalia e Babashehut)

I armatosur, po kthehem në Shtëpi
Propagandës, virusit: Koronavirusit.
Virus, që e kam pasur nga Lindja.
Herët, ende pa e zbuluar Shkenca
Politikanët. Apo, Partitë politike?!
Nateditë, përmes debateve televizive:
E, jo arritjeve shkencore. Artistike?!

E zbuloi Babashehu: Dervish Nurja
Edhe, atë: Me një hajmali përqafe.
Përçudi, ende gjallë sotekësajdite:
“Kashikara” rrushi. Verë. “Llafe”.

Dy vite, me Nanën shtruar në Spital
I pashpresë në jetë, lëshoi personeli:
Shikoni, i gjeni një çarje në katund.
Personeli spitalit Shkupit, hoqi dorë
Nuk më deshi te: “Përroni i Thanës”.

Tri “kashikara” rrushi. Shtambaverë
I kam fshehur, tinëz në Gunën e zezë.
Nuk ka, çka më bën dot koronavirusi
U rrita në shtet komunist, Jugosllav:
Edhe më i rrezikshëm, se: koronavirusi
Ende, Sotekësajdite jam Poet i gjallë.

E, as partitë politike besnike. “Besa”
Nëse: Nuk e ka thënë Dervish Nurja:
Hajmalinë, e cilit ende mbaj përqafe
Nuk do të më vrasë dot, koronavirusi!
E, as dudumi. Hadumi. Partia politke.

Askushi, nuk e di çka kam nën Struke
Vetëm Mikja Di, që moti ma di hujin.
Pasmesnate, kur zgjohen nga gjumi:
Jerm, rrok armët. E, zgjoj Katundin.

Përditë, kaloj përmes “Bit – “Pazarit”
Askush, Sot nuk më delë në rrugë:
Dudumi. Hadumi. Hoxha i Allahut?!
Imzot! Vallë, mos u trembën Sot:
Shkaku: Tri “kashikarave” të rrushit
Strukes. Shtambaveverë, të Mikes?!…

(Lakmi mos ma ki oj Grua
ende jam gjallë nën Rrap)

Ti, kelbesh nën dhe. Rrëzë, Çukës Ilire
Unë, mbi tokë: Tek mali “Pirin”. Shkup.
Përpara, këmbëve të Olimbisë. Grua:
Fëmijë në bark. Gji, e prehër tek këmbët
Urës Gurit. Matanë, Aleksandrit Madh.

Edhe, pse: disa hapa, më larg e ka burrin:
Filipin e Maqedonisë, si Xhaxhin Enver.
Aleksandrin e Madh, sheshin “Makedonija”
Njeri i gjallë: Sot, nuk u jepë një grusht ujë.

Fytas, rrokem me ibrikë: Raki rrushi. Verë
Përkarshi Olimbisë. Fëmijë: bark, gji e prehër.
Brigjeve Vardarit, mes përmendoreve antike:
Nuk më mbytë koronavirusi. Rakia nën Rrap
Po, më mbysin: Partitë Politike, në Katund!

Aspak, mos ma merr lakmi, Grua! Xhelozi
Haptas, të them: Nuk jam, ende i lumtur.
Jeta Yte më vret. Ndoshta, është historike.
Përderisa, Ti ishe gjallë, i kisha të gjitha:
Para. Gra besnike. Edhe, Parti Politike.

Sot, nuk kam asgjë. Përveç, rakisë rrushit:
Poezisë. Dy shtambave me verë të Mikes…

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit