Sali Berisha, në këto ditë paniku në vend, nuk po bën detyrën e doktorit, siç këshillonte ish-shoku i tij Isuf Kalo, por po përpiqet të përhapë sa më shumë terror.
Sot, ai me plot gojën mund të quhet Doktor “vdekja”, pasi kërkon sa më shumë të sëmurë e të vdekur, për t’ia faturuar pastaj Qeverisë.
Vetëm këtë të martë, ai ka bërë disa statuse radhazi, duke përhapur panik, pa pasur asnjë provë, për ato që thotë e shkruan:
Statusi 1 i Berishës:
Mashtrimi me rastin zero eshte nje zero me xhufke!
Miq, dje Edvin Mafia dhe ndrikull Hajnia, ne zinxhirin e serialit te mashtrimeve te tyre tejet te rrezikshme per jeten e qytetareve shqiptar, u perpoqen ti vene kapak mashtrimeve dhe fshehjeve te rasteve me coronavirus qe shetisin prej kohesh neper Shqiperi madje edhe qe kane vdekur nga kjo semundje.
Dje ata shpallen Eureka. Kapem, gjetem rastin zero, skenar ky i neveritshem dhe kriminal mashtrimi.
U deshen vetem disa ore qe te faktohej rasti tjeter
me koronavirus, te cilin fillimisht u perpoqen qe te fshihnin por kesaj radhe pa sukses doli rasti tjeter apo rasti zero me bisht qe nuk kishte asnje lidhje kontakt te çfaredolloji me dy rastet e para!
Duke ju bere thirrje qytetareve te ruajne gjkftohtesine dhe te shmangin çdo panik, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal dhe te papergjegjshem te Edvin Mafise dhe ndrikull Hajnise ndaj nje epidemie qe pasojat e te ciles jane te pakrahasueshme me te tjerat! sb
Statusi 2 i Berishës:
Me 26 nentor nuk kishim qenat, tani nuk kemi maska mbrojtese as per doganat! Turp dhe Krim!
Te dashur miq, ne rastin e fatkeqesise natyrore, termetit te 26 nentorit, bota u çudit per keq me çorganizimin tone te plote. Viktimat nen rrenoja duhet te prisnin me ore deri sa erdhen ekipet e shpetimit te Kosoves te pajisura me qene me nuhatje molekulare per tu zbuluar aty ku ishin.
Sot pas mbi tre jave qe fqinji yne Italia perballet me epidemine me te rende te Coronavirusit ne Europe, narkoshteti shqiptar nuk ka maska per punonjesit e sherbimeve doganore e kufitare siç tregonin me ze dhe figure mediat televizive.
Nderkohe qe Kosova i ka ato.
Ky eshte nje krim vrastar i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise! Denoj kete qendrim kriminal te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise dhe ju beje thirrje te gjithe qytetareve te respektojne te gjitha rregullat e mbrojtjes nga coronavirusi! sb
Statusi 3 i Berishës:
S O S!!
Gjendje prag katastrofe ne spitalin e Durresit!
– Urgjenca kombetare nuk transporton te semurin rende me Covid 19 ne Tirane sepse nuk ka autoambulance me respirator!
– E semura prej ditesh e shtruar ne patologji per pneumoni
– Dje eshte renduar dhe futur ne reanimacion me Covid 19
– E semura ka infektuar ne spital te semure dhe personel
Nga Tirana asnje ndime!
Ky eshte mashtrimi kriminal me rastin zero i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise
Keto jane masat e mara per parandalim nga Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia. Qendrim kriminal!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje ! Ne reanimacionin e spitalit Durres gjendet nje paciente e intubuar qe dje, me covid. Edhe 4 e pse eshte njoftuar urgjenca kombetare, askush nuk vjen te transportoje pasi nuk kane autoambulance me respirator
Pacientja ka dite e shtruar ne pathologji dhe dje eshte renduar situata pulmonare . Eshte intubuar dhe reanimuar. Gjate gjithe kesaj kohe spitali ka qene dhe eshte plot me paciente dhe familjare qe qarkullojne te lire. Personeli dhe mjeket qe kane sherbyer duhet urgjent te karantinohen. Doktor kete mesazh e ke nga spitali i Durresit personel i spitalit shume i shqetesuar.
TemA