FRIDA KAHLO POEZI KUSHTUAR DIEGO RIVERAS

0
416
Frida Kahlo - Diego Riveras

FRIDA KAHLO

Frida Kahlo, lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo Calderón, piktore meksikane. Frida Kahlo ishte gruaja e parë e Amerikës Latine e portretizuar në një pullë postare të Shteteve të Bashkuara (është një autoportret i artistes, i punuar në vitin 1933), i nxjerrë më 21 qershor 2001.

Në pështymë
në letër
në eklipse.
në gjitha vargjet
në gjithë ngjyrat
në gjithë krikllat
në gjoksin tim
jashtë, brenda meje
në skrivani – në vështirësitë e të shkruarit
në habinë e syve të mi
në hënat e fundit të diellit
(dielli nuk ka hënë), në gjithçka.
Të flasësh “për gjithçka” është çmenduri dhe madhështi.
Diego në urinën time – Diego në gojën time
në zemrën time – në marrëzinë time – në ëndrrën time
në letrërthithëse – në majë të penës
në lapsat – në peizazhet – në ushqim – në metal
imagjinatë.
Në sëmundjet – në thyerjet – në pretekstet e tua
në sytë e tij – në gojën e tij
në gënjeshtrat e tij.

Përkthim nga Faslli Haliti