NGA KALOSH ÇELIKU
(Nana më thoshte, se:
Unë i ngjajë Babait)
Nana, shpesh më thoshte, se:
Unë, i ngjajë Babait. Trim.
Dhe, patriot brez pas brezi.
E, Vëllai i Madh – Nanës:
Intelegjent. Dhe, Atdhetar.
Mik shtëpie e pati, në Paris:
Abaz Ermenin. Mërgatën.
Vëllai Madh, punoi si mësues
Maleve. Vrutok, të Gostivarit.
Zajaz, të Kërçovës. Vendlindje.
Shkaku: Përndjekjes, të paparë:
Iku me shokë në Paris. Francë.
Dhe, më shkolloi mua në Shkup
Studime, Prishtinë. Djemtë e tij:
Qytetin, Gostivar. Dhe, Mitrovicë.
Dhunë, e paparë. Unë, u arratisa
Maleve Shkupit. Pavdekësisë:
“Nacionalist”. Irredentist”. “Armik”
I shtetit të “përbashkët” Jugosllavisë.
Vite më vonë, erdhi në vendlindje
Edhe, pas disa viteve, ende pa punë:
Mezi, gjeti bukë si ofiçar maleve
Në Jagoll – Dolencë. Dhe, Oslome.
I ri, ndërroi jetë. Zemra e tradhtoi
Në Shkup. Iku, nga përndjekja:
Varrin, vend pune ka sotekësaj dite…
(Shkupi nuk është ai Qytet
që Unë e njoha si nxënës)
Shkupi, nuk është ai Qytet
Që, Unë e njoha si nxënës.
Vite, kur arratisesha Natën
Nëpër disko klube me vajza
E, ditën me libra në klasë.
Shkupi, nuk është ai Qytet
Që, Unë te “Parku i Grave”:
Strehë i kisha dëllinjat. Barin.
Sot, mbushë me përmendore
Dhe, dëllinjat janë bërë pisha.
Shkupi, nuk është ai Qytet
I luleve. Tërmeteve. Luftës.
Është, Qyteti ferexhezezave
Xhamive. Dhe, Gjysëmhënës.
Partive Politike, Sot: Xhuxhe…
(Nata në breg të Vardarit)
Natën e përcillja te bregu i Vardarit
Nën këmbët e Urës Gurit me S. -në.
Qafë për qafe si dy zogjë të lagur:
Nga shiu. Vesa e mëngjesit. Bryma.
Verës me vapë, i bija not Vardarit
Matanë shelgjeve, merrja frymë:
Dhe, not kthehesha prapë në breg.
Teshat, m’i ruante nën shelg S. -ja
Dielli, i rreziste. I thante, vetë Era.
Sot, sa pak Diell! E shumë mjegull
Ajër i papastër. Grip. Dhe, hekur.
Nuk ka shelgje. As, Livadhe. Lule
Po, përmendore. Luanë. Dhe, bërllok…
(E si mund të jem Sot
më trim se Babai)
Unë, Sot: kam raki rrushi. Ibrikë
Dy shtamba me verë të kuqe, pi:
Birrë “Rrapi”, kam mbi tavilinë.
Telefon celular. Telekomandë
Televizor me ngjyra. Laptop.
Nuk i ka pasur Dje, Babai im
Edhe, ka qenë më trim se Unë.
Babai me “nagëntë”. Pushkë. Bomba
Nën jastëk. Varë mbi kokë. E, struke.
Unë, u rrita me Libra. Poezi. Raki rrushi
Dhe, me Dy shtambat me verë të Mikes.
Unë, Sot kam para. Aqsa, më duhen
Nuk i ka pasur Dje, Babai im: Emin.
E, si mund: Unë të jem Sot më kaçak
Burrë i maleve, më trim se: Babai im?!…
(Nuk i trembem Luftës
po Lirisë te Pragu)
Jeta, është Luftë. Këtë e kanë thënë:
Stërgjyshi. Gjyshi. Babai nën Lis.
Dhe, Vëllai Madh: Moti, në Paris.
Edhe, ti bëre luftë me Penë. Zjaaarr!
E nxorre Lapsin nga brezi. E shkrepe:
I palove disa libra, Sot në Bibliotekë
Dhe, jo: armiqë të pabesë. E, pavlerë.
Jeta, është Luftë. Dhe, fitore e maleve
Nuk u trembe nga plumbat. Fitorja:
Po, iu trembe Lirisë. Nuses, te Pragu…
(O burrë Xhehnemit i ke
rënë not matanë Dite)
E shanë Veten përditë. E urren
Përcjellë në theqafje. Xhehnem.
Besë i zë Rakisë Rrushit. Verës
Gra, që të dhunojnë pasmesnate.
Dhe, lidhin me vargje mëkate
Ditenatë, ende Kryq në shtratë.
E shanë veten përditë. E urren
Dhe, dënon me raki rrushi. Verë.
E harron, se: Urës Xhehnemit
I ke rënë, Sot not: Matanë Dite.
O burrë, harron, se: Xhehnemit
I ke rënë, Sot not: Matanë Dite…
(Unë po plakem Zemër
po jo edhe nga Shpirti)
Unë, Sot po plakem Zemër
Por, jo: Edhe, nga Shpirti.
Shkaku: Nuk më lë Ti si Mike
Dhe, Poezia. Ajo, Rrugaçja.
Dy Zemra, i kam në trup. Gji:
Që, s’i ndalë dot, sot Dudumi
Aqmëpak, dhe azreti Hadumi.
Eci, fushave. Ngjitem maleve
Para më pri një Grua: Poezia.
E, di. Është rrugaçe. Azgane
Nateditë, më vretë te Shtëpia.
Vetëm Ti, mbete e re. Rrugaçe
Nuk plakesh dot. Ringjallesh:
Poezive. Librave mi. Nën Rrap
Më, vretë me Dy shtamba verë
Nën hije, mbi tavolinë. Shkup…
(Paqe kërkoj në jetë
Dhe hyj në luftë)
Paqe, Sot kërkoj në Jetë. Nesër
Dhe, hyj vetë në Luftë. Vargje.
Jo, shkaku im. Poezive. Librave
Dudumëve, arratisur në politikë.
Turren, Sot pas partive politike
Pasurive. Kamerave televizive.
I kam dashur, dikur fotografitë
Poezinë erotike. Dhe, pikturat.
Sot, i urrej gjithë “artet artistike”
Arsye, se: Art, na doli në ekspozitë
Edhe, Kurva Xhadi. Partia Politike…
(Ditën e nesërme e
gëdhini në polici)
Sot, ai që mezi shkruan një poezi
E kaloi Pragun. Fluturoi në Qiell.
Por, jo edhe: ai partizan partiak
Që, hiqet para kamerave televizive
Se, Sot lindi një Diell. Majëmali
Çelëvjollcë. Nesër, në Kërçovë.
Aman, o Zot! Më shpëto, në Shkup
Nga këto “artistë”! Dudumë partiak!
Që, Sot turren pas herdheve Dashit
Ditës nesërme: Pasurisë. “Hallallit”.
Nateditë, para kamerave televizive
Gjoja, se: janë kuqezi. Dhe, Shqipëri.
Ditënesërmen, e gëdhini në polici…