Koronavirusi prek Shqipërinë, ISHP: 5 mënyra për të mbrojtur familjen tuaj

0
826
Maska - virusi - Tiranë

Aktualitet09/03/20

Shqipëria është zyrtarisht e prekur nga koronavirusi. Lidhur me situatën, Instituti i Shëndetit Publik ka përsëritur sot 5 mënyra për të mbrojtur familjen tuaj nga koronavirusi.

ISHP këshillon që të mbani distancë nga njerëzit, të cilët kolliten apo teshtijnë. Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa me shpesh. Fërkojini për te paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.

Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin, jo duart tuaja. Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes apo teshtitjes. Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të ndalur përhapjen e sëmundjes dhe për tu shëruar.

Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa me shpesh. Fërkojini për te paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.

Disa rregulla qe duhet te keni parasysh

1-Lani shpesh duart.
2-Shmangni kontaktet e afërta me personat që kanë sëmundje dhe probleme respiratore.
3-Mos prekni sytë, hundën dhe gojë me duar, mbani duart larg fytyrës.
4-Mbuloni me dorë hundën dhe gojën, nëse teshtini apo kolliteni.
5-Mos merrni në farmaci antibiotikë apo antivirale me mendje tuaj, por vetëm nëse janë rekomanduar nga mjeku.
6-Pastroni sipërfaqet me dezinfektues apo solucione me bazë alkooli dhe klori.
7-Përdorin maskat e fytyrës vetëm nëse dyshoni se jeni të sëmurë, apo jeni pranë një personi të sëmurë.
8-Produktet MADE IN CHINA dhe pakot e ardhura që andej nuk paraqesin rrezik.
9-Kontaktoni në numrin jeshil 1500, nëse keni temperaturë ose jeni kthyer nga Kina në më pak se 14 ditë.
10-Bagëtia dhe kafshët bujqësore nuk e përmbajnë koronavirusin e ri dhe nuk paraqesin rrezik. /Opinion.al


Manastirliu shpalos vendimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Aktualitet09/03/20

Sot po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpalosur vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi.

Manastirliu ka thënë se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat, që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet.

V E N D I M E T

1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill
2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura
3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë
4- Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmundjeve infektivve
5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim
6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.
7- 400 milion lekë, të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale. /Opinion.al