VETMIA – SHKO – DRI – SHKODËRLOCES

0
503
Mustafa Spahiu

Mustafa SPAHIU, Shkup

1.

(Rozafa – krenari shekujsh)

Gjeografia thotë gurëzuar është nusja
at ditë e sot gjymtyrë të gjalla

e rrethuar ujërash mall përqafimin
pret nga biri t’ia mëkojë buzët
sytë oshnar kërkojnë shesheve

Rozafa nën gur – kurorëzohet
me dhëndërr të shekujve,besa
kthehen mëngjesët mërgimesh

rreze të gjalla shndërrohen zemrat
filiza të padjegshëm mbijnë kalas

2.

(Dielli i huaj – shporru hata)

Natën vetëm qasnju Shkodërloces
sytë do më lehin urrejtje në ju

Vranina nofullash do ju përtypin
trekolori s’valon më në Rozafat
Oso Kuka hirit bëhet Feniks

s’them lamtumirë Shkodër as, Cukal;
kisha e madhe, xhamia e madhe
arra kafja dhe tërë malësia madhe

gënjeshtrën tuaj e kemi gozhduar
në kryq të rrugës Cetinës kristë rrufe

3.

(Kalaveshët – musht’i etur)

Shartoj degën me brinj agimi
me virgjëritet të zemrës i lidha

përpanja erërash rrahin rënishtet
drit’e brishtë sorkadhe në zenit
mushti se ndalë ahengun e etur

buzët mbajnë luzmë zjarri pulë-
Bardhash flatrojnë n’ujë lumenjsh
shtambat mbushën verë purpur

nga ëndrrat doli trung i njelmtë
rrënjësh përpjetë s’dua mashtrim

4.

(Pianofortat – njomin qeshjet)

Pianofortat gazele të dashurisë
simfonia e jaseminëve jeh Shkodre

tungujt si kolibra futen dritareve
poende që nga shekulli i XIX-të
Shkodra qe e kadifenjtë livadheve

kopshtet rritnin lule të sedefta
në vallen e ndritur engjuj e vasha
melodive qiellore loznin solemnisht

kush thotë se Shkodra se ndalë
këngën humorin ahengun perlë

5.

(Buna – lumi yjëzor)

Natyra zbukuron gjithçka, sepse
kënga shpirtit është shpëtim riosh

kur jehonin këngët e Naile Hoxhës
tërë natën qyteti rrinte pa gjumë
dhe hëna kurorëzohej me akacie

e amshuar është kënga shkodrane:
“Eja, eja, lule borë” – mërli
kush e dëgjoi e futi në gji

portat e lumenjve buzëvasha hapen
trëndafila janë poetë shkodranë

E enjte, 27 fundshkurti 2020
Në Dardaninë Ilire