LLAPI DUHET TË VOTOJ PËR NDRYSHIME

0
482
Dibrani - Bulliqi

Publikuar në profilin e autorit në FB
https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/zgjedhjet-e-ngutshme-lokale-n%C3%AB-llap-2/10158304844472386/

Zgjedhjet e ngutshme lokale në Llap (2)

Shefqet Dibrani

Nëse Llapi dëshiron të bëhet shembull i demokracisë në Kosovën, atëherë në zgjedhjet për pushtetin lokal, që do të mbahen më 15 mars 2020, duhet ta votojnë pa hezitim prof. dr. Shpejtim Bulliqin, për kryetar të kësaj komune.

LLAPI…

Llapi nuk kalohet në këmbë…”*
As me ajrore nuk i bihet Llapit
Në zemër të Dardanisë e keni Llapin
Llapin – palcë e Kombit
Kurrkush nuk e gjeti fjetur Llapin
Llapin – kockë që të mbetet në fyt
Llapi shtrihet përgjatë Ilirisë
Llapi – zemra e shqiptarisë
Nga Mollë e Kuqe gjer në Qirez shtrihet Llapi
Llapi me yje lirie – Elfete Humolli e Afrim Zhitia
në shtatin e Llapit e falën gjakun Aliu e Fahria
Llapit ik barbari kah ka ardhur
Llapit del fushës djalli i zi me shtatë sy
Llapit pylli rritet rreth shtëpisë
Llapi – shpirt’ i Dardanisë
Në dritare Shaban Shala ia mat shtatin Llapit
te Molla e Kuqe ngul bajrakun
shtatë shekuj ëndrra lirie
E në veri të Llapit rri barbari i zi me shtatë sy

(Nga libri i autorit: “LARG PIKON HËNA”, Tiranë 1994.)

* Varg i poetit Ali Podrimja

Zgjedhjet e ngutshme në Llap, kanë tronditur strukturat kriminale në LDK, por jo edhe elektoratin e ndershëm të partisë. Kjo klientelë duke nisur nga vetë Isa Mustafa, e ka humbur kontrollin, prandaj ata po përdorin fjalor shpifës, ofendues e vulgar, që bie ndesh me kulturën demokratike të Ibrahim Rugovës, dhe të vet LDK-së. Kaq ofendues ish edhe fjalimi i kryetarit të Degës së LDK-së në Llap, z. Agim Veliu, i cili me ofendime deri në shkallë penale e ka nisur fushatën zgjedhore më datën 3 mars të këtij viti. Pikërisht në hapjen e fushatës së LDK-së, vet Agim Veliu e ofendon kandidatin për Kryetar të Llapit, prof. dr. Shpejtim Bulliqin, të cilin e quan invalid(*), bile në mënyrë ironizuese “Invalid të Luftës”, si ai tjetri kandidati i mëhershëm i LVV, kuptohet “Invalid i Luftës së UÇK-së”.

Elektorati në Llap, po sidomos strukturat lokale të Degës së LDK-së në Podujevë, nuk kanë harruar se Agim Veliu, më 20 tetor 2017, e ka pas ofenduar Ajet Poteren, kandidat për kryetar në zgjedhjet e vitit 2017, kur në një emision televiziv është shprehur: “Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, nuk e di është shprehur Veliu, se si mund ta udhëheqë komunën me shkallën 40% të invaliditetit”(**).

Ripërsëritja e kësaj deklarate kundër një kandidati tjetër, e dëshmon manin dhe urrejtjen e Agim Veliut, kundër strukturave ushtarake të UÇK-së, kundër luftës për liri që ka bërë UÇK-ja dhe kundër Lirisë e cila nuk do të kishte ardhur pa Luftën e UÇK-së, dhe si çdo luftë që nxjerr luftëtar, lufta e UÇK-së ka nxjerr edhe invalid të saj, të cilët sipas Agim Veliut, nuk mund ta udhëheqin komunën. Këto deklarata të Agim Veliut, nuk munden më të kategorizohen si ofendime të një fushate, por janë fyerje të cilat duhet të kategorizoheshin në vepër penale.

Përsëritja e të njëjtit gabim e bënë edhe më përgjegjës Agim Veliun, të cilit tashmë iu besua udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të një shteti demokratik, prandaj hetuesia, patjetër duhet të bëjë kallëzim penal, dhe sikur të kishte Shoqëri Civile, mirë të organizuar edhe në Llap, sigurisht protestat masive do të duheshin të nisnin po atë ditë dhe menjëherë të kërkohej shkarkimi i Veliut nga posti më delikat dhe i ndjeshëm në Qeverinë KURTI.

Shoqëria jonë duhet t’i ndaloj abuzimet dhe ofendimet kundër të gjithë Invalidëve të Luftës së UÇK-së, pasi përbuzje kundër tyre është përbuzje kundër lirisë së Kosovës të cilën e sollën pikërisht Luftëtaret e UÇK-së, nga të cilët si duket ka fobi Agim Veliu, i cili nuk ngurron partnerin qeverisës ta akuzon si subjekti ma antirugoviste në Kosovë. Por siç e dinë qytetarët e Llapit, Agim Veliu, urrejtje kaq të madhe nuk ka shprehur asnjëherë kundër PDK-së. Tragjikja e këtij qëndrimi dhe ofendimi, qoftë ndaj një individi po më shumë ndaj subjektit bashkëqeverisës, duket se është një standard i dyfishtë, i porositur dhe shantazhues.

Deklarata publike e Agim Veliut, e shprehur në hapje të fushatës zgjedhore më 03 mars 2020, bie në kundërshtim të plotë me të gjitha vlerat demokratike për të cilat pretendon Kosova. Nga deklarata e tij shihet se: 1. Agim Velu e urren UÇK-në e cila ia solli lirinë, për tu bërë tash ai Ministër i Brendshëm në Qeverinë KURTI. 2. Agim Veliu, ka harruar se shkalla e invaliditetit që ka SHEFI i tij i partisë është shumë më e lartë se sa kjo e kundër kandidatëve nga LVV-ja që po i ofendon. Standardi kaq i dyfishtë, që tashmë është bërë pjesë e pafytyrësisë së “LIDHJES”, e karikon Agim Veliun në qyqar. Kjo frymë sllave po kundërmon titizëm të LKJ-së në strukturat udhëheqëse në LDK. 3. Agim Veliu, paska harruar, ose nuk ka lidhje me rugovizmin, pasi dr. Ibrahim Rugova, asnjëherë në jetën e tij nuk ka ofenduar njeri dhe as kundërshtarët e tij. Dr. Rugova, nuk ka përçarë siç ka bërë Agim Veliu, dhe asnjëherë dr. Rugova, nuk ka tradhtuar as subjektin, as idealin e tij dhe as strukturat e brendshme të partisë.

Si duket Agim Veliu, është shndërruar në strukturë titiste ku bashkë me Grupin nga “RIINVESTI”, kanë misin për ta shkatërruar LDK-në, pasi veprimet e tyre nuk kanë të bëjnë gjë me Rugovizmin, madje ky klan arriti ta përjashtoj gjithë veteranët dhe Elitën Intelektuale që themeluan LDK-së, si dhe arritën ta përjashtojnë komplet edhe Familjen e dr. Ibrahim Rugovës.

Çuditërisht po atë ditë, në Llap, në hapjen e fushatës zgjedhore, Agim Veliu i solli edhe Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin, por jo edhe prof. dr. Fatmir Sejdiun, ish kryetarin e LDK-së dhe Presidentin e Kosovës, i cili u tradhtua nga këshilltarët e tij, dr. Isa Mustafa dhe dr. Vjosa Osmani, kurse llapjanët dhe elektorati i LDK-së i duartrokiste, i duartrokiste, edhe pse nga aeroplani shihej se mungonte Elita Intelektuale dhe themeluesit e LDK-së nga treva e Llapit. Pastaj votuesit e LDK-së duhet ta din se askund në botë, veçmas në vendet demokratike, nuk shantazhohet Presidenti nga Këshilltarët e tij, kurse këta të fundit lejohen për t’u faktorizuar, të cilët po aq tradhtisht ia marrin prof. dr. Fatmir Sejdiut edhe drejtimin e Partisë – LDK-në.

E pjesë e tradhtisë kundër prof. dr. Fatmir Sejdiut, flitet se ishte edhe vet Agim Veliu, prandaj akuzat për tradhti kundër të tjerëve, Agim Veliu dhe Isa Mustafa, për tu mbrojtur i shqiptojnë më me kollaj kundr të tjerëve, por Llapi dhe gjithë Kosova e njohin Isa Mustafën i cili që nga viti 1981, ishte komunisti ma antikombëtar që i ka sjellur vetëm dëme Kosovës, (LDK-së po se po), prandaj Agim Veliu, nëse është burrë dhe ka një pikë gjak shqiptari, do të duhej ta zbatonte modelin kroat kundër kryeministrit Sanader, edhe për ish kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Anëtarësia dhe elektorati i LDK-së, kësaj radhe kanë rastin historik për të votuar kandidatin e tyre prof. dr. Shpejtim Bulliqin, por në asnjë mënyrë nuk duhet të votojnë për Klanin e Agim Veliut, i cili qysh kur e ka tradhtuar prof. dr. Fatmir Sejdiun, ka pasur për qëllim ta faktorizojë titistin Isa Mustafa, i cili ka ardhur me mision për ta shkatërruar LDK-në, me të vetmin motivacion, pse LDK-ja, ia shkatërroi atij dhe Isa Mustafës, Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë.

Në zgjedhjet e vitit 2017, u dëshmua se edhe Llapi është për ndryshime, por nëntoka e Agim Veliut e shpëtuan. Tashmë shihet se ai e TRADHTOI Llapin, për tu bërë Ministër në Qeverinë Kurti, kurse prof. dr. Shpejtim Bulliqi, ka vendosur të lë postin e delegatit në Kuvendin e Kosovës, për t’iu kthyer Llapit të tij, për t’i shërbyer Trevës dhe Vendlindjes së tij. Ta akuzosh tjetrin për tradhti, në kohën kur vet tradhton elektoratin, është marrëzi. Por të gjithë e dinë se kush e ka tradhtuar prof. dr. Fatmir Sejdiun dhe kush e shkatërroi dhe përjashtoi nga LDK-ja Elitën Intelektuale në Llap?! E tash, kundruall elektoratit e bëri vet Agim Veliu madje duke ia krijuar Kosovës, një kosto të lartë nga këto zgjedhje të ngutshme, e në anën tjetër ai po ik duke i harruar të gjitha premtimet që ua ka bërë elektoratit në Llap dhe votuesve të LDK-së, të cilët kësaj radhe duhet t’i ndëshkojnë këto veprime klanore, sepse në të kundërtën reformat në LDK nuk do të ndodhin kurrë.

Llapi, këtë herë duhet me bërë ndryshime, sepse përmes këtij ndryshimi do ta detyrojnë edhe LDK-në për tu reformuar. Nga LDK-ja duhet të ikin të gjithë ata që kanë tradhtuar ish Presidentin Fatmir Sejdiu, të gjithë ata që kanë ardhur në LDK nga RIINVESTI, dhe ata për poste e pazare të rezervuara, sikur të ishin minoritar serb ose nga “Lista Serpska”. Pra, të mos hidhërohet askush se s’ka emërtim ma adekuat për të gjithë ata që kanë ardhur në struktura të LDK-së, pa iu nënshtruar procedurave të brendshme për zgjedhje dhe avancim.

Lidhja Demokratike e Kosovës, partia në të cilën penetrojë që nga themelimi, bile edhe përpara Agim Veliut, tashmë është shndërruar në një Klinikë për t’i rehabilituar dështakët e saj dhe strukturat e LKJ, të cilat nga rruga e nga RIINVESTI, falë edhe Agim Veliut, janë sistemuar në hierarkinë e partisë, të shtetit dhe qeverisjes së vendit.

Për krahinën e Llapit, që dikur quhej Bastioni i LDK-së, dikur Revista “MLADINA”, në Lubjanë, ka pas shkruar se nëse Kosova do të bëhet Republikë, Llapi do ta shpall Autonominë e vet brenda Republikës së Kosovës. Sidoqoftë Elita Intelektuale e Llapit, gjatë viteve të nëntëdhjeta ishte në krye të misionit historik, atëherë kur nuk përftohej gjë, (përveç dajakut dhe dhunës serbe), tash pasi “Invalidët e Luftës, sipas ofendimeve të Agim Veliut, sollën lirinë, klani i Agim Veliut, arriti t’i eliminojë të gjithë.

Agim Veliu, ka harruar se në ballë të të gjitha proceseve gjatë viteve të nëntëdhjeta ishte Elita Intelektuale e kësaj krahine zulmëmadhe, në mesin e të cilëve gjithmonë dallohej prof. dr. Rexhep Gjergji, kryetar i parë i Degës së LDK-së në Llap, i cili si askush tjetër, bashkë me Xhemail Mustafën dhe Enver Malokun, kanë luajtur rol vendimtar për emancipimin e elitës intelektuale në Llap, pra edhe të Agim Veliut. Po Agim Veliu, si po sillet sot me prof. dr. Rexhep Gjergjin?

Xhemail Mustafa dhe Enver Maloku, për të gjallë kanë bërë shumë për ngritjen e Agim Veliut, shtrohet pyetja nëse Agim Veliu si Ministër i Punëve të Brendshme do të zbuloj vrasësit e tyre?! Dihet se dr. Rexhep Gjergji, përveç se ishte Kryetar i Parë i Degës së LDK-së në Llap, ai e demokratizoi Llapin në përgjithësi, pa dyshim edhe Agim Veliun. Nga Llapi, në struktura të larta të LDK-së kanë qenë edhe prof. dr. Zejnullah Rrahmani dhe Naip Zeka, pastaj dr. Sabri Hamiti, dr. Fatmir Sejdiu, dr. Muhamet Hamiti, që me sa duket të gjithë janë tradhtuar nga Agim Veliu, por në asnjë mënyrë nga prof. dr. Shpejtim Bulliqi.

Në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), nga Llapi kanë qenë të angazhuar, përveç bashkëfshatarit të Agim Veliut, Enver Maloku, edhe profesorët: Safet Zejnullahu, Sanije Berisha dhe Adil Pireva. Më pas, falë prof. dr. Rexhep Gjergjit, sigurisht edhe të Xhemail Mustafës e Enver Maloku, nga Llapi, afër dr. Rugovës, (jo si këshilltarë), por si përkthyes është angazhuar Skënder Hyseni. Në këto sistemime rol me rëndësi kanë pasur, në sektorin për arsim prof. dr. Zejnullah Rrahmani, në sektorin për solidaritet dhe ndihma në kuadër të LDK-së, ka qenë i angazhuar mr. Hamdi Gërvalla, ndërsa në sektorin për çështje ekonomike mr. Behxhet Brajshori.

Një emër i asaj kohe që është harruar tërësisht ka qenë, tashmë i ndjeri Jakup Shala, administrator në objektin e Lidhjes së Shkrimtarëve, për të cilin thuhet se ka shkuar në një gjendje të mjerë ekonomike, kurse LDK-ja nuk është interesuar fare për te.

Kur prof. dr. Gjergji, u ngarkua me detyra më të rëndësishme në nivelin qendror të LDK-së, në Degën e kësaj partie në Llap i ka pas ardhur radha Agim Veliu, i cili të gjithë këta emra i ka tradhtuar, por në asnjë mënyrë prof. Shpejtim Bulliqi, sikurse edhe intelektualët lokal Ilaz Pirevën dhe Ejup Visokën të cilët nuk i ka linçuar askush tjetër përveç Agim Veliut dhe klanit të tij. Të gjitha këto veprime, lehtë munden për tu vërtetuar, sepse përveç Enver Malokut dhe Xhemail Mustafës, të tjerët janë gjallë dhe kushdo nga llapjanët mundet me i takuar.

Janë këto arsye pse themi se Dega e LDK-së në Llap, më 3 mars 2020, në ditën e hapjes së fushatës, në asnjë mënyrë nuk është dashur për t’iu duartrokitur Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit, dy ish këshilltarët e Presidentit të Kosovës prof. dr. Fatmir Sejdiu, i cili më shumë se kushdo tjetër ua ka pa sherrin këshillimeve të tyre me aq hile, me aq pisllëk dhe me pasoja për tërë Kosovën. Llapi kësaj radhe duhet të mos votojë sherrin e titizmit jugosllav, dhe as klanin famëkeq të Agim Veliut, i cili këtë komunë e ka lënë në një gjendje të mjerueshme, prandaj ikja e dy intelektualëve nga LDK-ja, për t’iu bashkangjitur nivelit të tyre intelektual që përfaqësohet nga profesori Universitar Shpejtim Bulliqi, është një sinjal i mirë se kësaj radhe Llapi do të ndryshoj dhe se Llapi do të votoj për Kandidatin e jo për Subjektin. Urojmë për një ndryshim politik në Llap, të cilin mund ta bëjë vetëm prof. dr. Shpejtim Bulliqi!

Legjenda:
*. “Agim Veliu ofendon rëndë Shpejtim Bulliqin, e quan invalid…”, 03.03.2020. https://www.facebook.com/PodujevaIme/videos/654704398435801/?v=654704398435801
**. “Agim Veliu ofendon ushtarin e UÇK-së Ajet Poterën: 40% invalid si mund ta udhëheqësh komunën”, Llapi.info, 20/10/2017. http://www.llapi.info/agim-veliu-ofendon-ushtarin-e-uck-se-ajet-poteren-40-invalid-si-mund-ta-udheheqesh-komunen/

Pjesa e 1
Zgjedhjet e ngutshme lokale në Llap (1)

https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/zgjedhjet-e-ngutshme-lokale-n%C3%AB-llap-1/10158286855992386/